Flash

Mbërrijnë në Shqipëri 1070 doza të Pfizer, Rama: Kompania nuk na lejon që t’i dhurojmë vaksina Kosovës

Lapsi.al 1 February 2021
Mbërrijnë në Shqipëri 1070 doza të Pfizer, Rama:

Dozat e para të vaksinës së Pfizer kanë ardhur në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama nga Rinasi, ku zhvilloi një konferencë me mediat ka bërë me dije se kompania ka sjell në Shqipëri 1070 dozat para.

Po ashtu kreu i qeverisë tha se kompania nuk lejon dhurimin e dozave, por mjekët nga Kosova mund të vijnë e të vaksinohen në Tiranë. Rama më tej tregoi se shumë shpejt do të vijnë dhe doza të tjera që do jenë rreth 40 mijë.

Edi Rama: Sot fillon lëvrimi bazuar në kontratë me kompaninë Pfizer. Siç e dini ne e kemi filluar vaksinimin me doza nga një vend mik i BE, emrin e të cilin ende nuk mund t’ua komunikoj. Tani kemi kontratën me kompaninë Pfizer, ne Shqipëria dhe përveç nesh dhe Serbia.

Vendet e tjera siç po e ndiqni janë në një situatë pritshmërie në kushtet kur çështjet e vaksinës po komplikohen edhe më shumë dhe Evropa ka hyrë në një kaos, jo vetëm në BE por dhe në vendet e tjera. I them këto për të mos harruar që sidoqoftë, ne jemi në kushtet që procesin e vaksinimit e kemi garantuar dhe do e vazhdojmë, pasi nuk e lamë veten në dorë të rastësisë dhe të të tjerëve.

Nuk e lamë veten në dorë të Covax, që është një proces që nuk dihet se kur e ka fillimin. Jemi në kontakt me ta, por ata nuk janë të qartë dhe nuk e dinë akoma se çfarë do të ndodh. Ajo që po ndodh me vaksinën jashtë kamerave dhe jashtë zyve të publikut është sagë më vete, është një luftë tregtare politike e jashtëzakonshme.

Mua më vjen mirë që ne ia kemi dal që të mos mbetemi në rrethin vicioz. Po ashtu unë nuk e kam harruar që kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën, por rregullat tepër strikte dhe kufizimet e forta që kompania Pfizer ka vendosur, e ka bërë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash, ama nuk e bëjnë të pamundur që ne të ofrojmë vaksinim për një numër mjekësh të spitalit të Covid, gjë që do të bëhet këtu.

I kam thënë Ministrisë së Shëndetësisë dhe kur miqtë tanë ta vendosin, ne do jemi të gatshëm që të presim 50 mjek për të dyja dozat. Sot Pfizer dozat e para që janë 1070 doza, që do të thotë fusin në procesin e vaksinimit jo vetëm ata që kanë marrë dozën e parë, por dhe të tjerë. Zotimi që është marrë nga Pfizer është që në javët në vijim do vijnë dhe dozat e angazhuara, qoftë 10 miëjtë para, qoftë dhe 31 mijë të tjera.

Të këshilluara

Masat anti-Covid/ Policia gjobit 1270 persona

Policia ka gjobitur 1 mijë e 270 qytetarë gjatë fundjavës për shkelje të masave antiCovid. 1 mijë e 257 qytetarë u kapën pa maskën mbrojtëse në fytyrë dhe ja...

16:05

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI