Flash

Dosja e SPAK/ Gysi-Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Alket Rizai tremb sërish policinë greke, ndalohet brenda një BMW-je të blinduar, por kishte dalë me leje nga burgu

Lapsi.al 30 January 2021
Alket Rizai tremb sërish policinë greke, ndalohet brenda një

Një ngjarje e pa zakontë ka ndodhur në qytetin e Lamias në Greqinë Qendrore, ku sipas mediave lokale,ka shkaktuar habi dhe hutim tek policia vendase.

Sipas këtyre mediave, një patrullë e ndërhyrjes së shpejtë të policisë Greke,ka ndaluar një automjet të dyshimtë që po kalonte në rrugët kryesore të qytetit të qetë të Lamias. Mbasi i kanë dhënë sinjalin e ndalimit,agjentët kërkuan prej udhëtarëve të dalin një nga një nga automjeti i blinduar i markës BMW në të cilin ndodheshin.

Me habi dhe hutim, agjentët panë të parin të dalë prej automjetit,i dënuari i famshëm i burgjeve greke,Alket Rizai dhe më pas një shtetas grek, edhe ai personazh i njohur i botës së krimit në vend,dhe në vazhdim në tjetër shqiptar,36 vjeç.

Pasuan momente frike dhe hutimi,me policët të cilët besuan se ndoshta Rizai kishte bërë një tjetër arratisje spektakolare nga burgjet greke,por ka qënë vetë Alket Rizai që i ka informuar se ai ka dalë me leje nga burgu i sigurisë të lartë në Dhomoko,dhe se nuk ka arsye që të vihen në alarm.

Pasi janë verifikuar të dhënat e 3 personave që ndodheshin në automjet,u gjet se personi i tretë që ndodhej në automjet ishte një shtetas shqiptar i shpalluar në kërkim për disa vepra penale.

Ai u arrestua dhe do të dërgohet në gjykatë,ndërsa Alket Rizai dhe shtetasi grek,u lanë të lirë të vazhdojnë udhëtimin e tyre.

Alket Rizai është dënuar me shumë vite burg në një numër të madh proçesesh ndaj tij. Ai pritet të lirohet brenda dy viteve të ardhshme.

Jo pak herë Rizai është shprehur se sistemi grek i drejtësisë ka qënë i ashpër me të,dhe se është denuar shumë më tepër sesa normalja për aktet e ndryshme kriminale që ai ka kryer.

Ai është arratisur në mënyrë spektakolare nga korridhalosi me helikopter.

Të këshilluara

Moti, fundjava rikthen reshjet intensive

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë pasdites vranësirat do të jenë më të dendura duke sjellë reshje shiu në të gj...

09:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI