Flash

Basha: Nëse zgjatet koncesioni për Rinasin, do ta zhbëjmë kur të vijmë në pushtet

Lapsi.al 29 January 2021
Basha: Nëse zgjatet koncesioni për Rinasin, do ta zhbëjmë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka konsideruar të papranueshme zgjatjen e kontratës për koncesionarin e aeroportit të Rinasit nga 22 në 35 vjet. Basha thotë se vendimi i qeverisë në ikje do të zhbëhet kur demokratët të vijnë në pushtet.

“Çdo akt koncesioni, PPP apo zgjatje koncesioni i propozuar nga qeveria ne ikje, është në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Zotohem para çdo shqiptari se unë dhe qeveria ime nuk do të njohim asnjë akt të tillë dhe do ta zhbëjmë atë.Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza" do tu kthehet shqiptarëve dhe shtetit të tyre sipas përcaktimeve fillestare të kontratës koncesionare. Shqipëria do tu kthehet shqiptarëve! #ShqipëriaFiton” – shkruan Basha të Twitter.

Aeroporti i Rinasit kaloi nga një komani kineze në dorë të "Kastrati Group" i cili bleu aksionet për 71 milionë euro. Pas këtij vendimi qeveria ka vendosur ta negociojë kontratën duke e zgjatur afatin me pretendimin se do të investojë 99 milionë euro si dhe do të ulë tarifat për pasagjerët. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër

Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në Shkodër. Aksidenti ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik. Nga të dhënat e para mësohet se një punonjës policie ka pë...

19:16

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI