Flash

Osmani pas vendimit të Gjykatës Supreme: Kurti do jetë kryeministër pas 14 shkurtit

Lapsi.al 29 January 2021
Osmani pas vendimit të Gjykatës Supreme: Kurti do jetë

Pasi Gjykata supreme vendosi që Albin Kurti nuk do të lejohet të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit, vjen reagimi i Presidentes Vjosa Osmani. Vjosa Osmani, ka thënë se më 14 shkurt, me kurajo, guxim dhe me vullnetin e qytetarëve, Albin Kurti do të jetë kryeministër.

“Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim. Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër!” - shkruan Osmani.

Kujtojmë se, Gjykata Supreme ka pranuar pesë ankesa nga subjektet politike të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të cilat janë ndarë me short dhe janë shqyrtuar nga kolegjet gjyqësore brenda afateve ligjore.

Në njoftimin për media thuhet se ankesa e ushtruar nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, është pranuar pjesërisht e themeltë nga kolegji i Gjykatës Supreme.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër

Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në Shkodër. Aksidenti ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik. Nga të dhënat e para mësohet se një punonjës policie ka pë...

19:16

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI