Flash

Sa fëmijë ke? Krasniqi shpërtheu në vaj kur u pyet në gjykatë, avokati zbulon detajet e vrasjes

Lapsi.al 29 January 2021
Sa fëmijë ke? Krasniqi shpërtheu në vaj kur u pyet në

Avokati i Skënder Krasniqit, i akuzuar se ka vrarë djalin e tij, Albert Krasniqi, ka treguar se çfarë ka ndodhur në seancën e sotme, kur gjykata e Prishtinës e la në burg për 30 ditë.

Duke folur për T7, ai tha se pati një moment shumë të rëndë në situatë, kur Skënderi u pyet se sa fëmijë ka. “Sot ka qenë një situatë shumë e rëndë në seancë, kur gjyqtari e pyeti Skënderin se sa fëmijë ke. Përgjigja e tij ishte vaji,” tha avokati.

Sipas tij, vrasja ka qenë aksidentale, pasi Skënderi ka qenë me Albertin gjithë ditën.

“Aksidentalisht ka qenë vrasja, pasi Skënderi ka qenë me Albertin tërë ditën. Skënder Krasniqi dhe Albert Krasniqi janë babë e bir, por raportet janë më të thella. Kanë qenë shumë shokë. Alberti i ka treguar çdo hall Skenderit”.

“Alberti ka pasur shumë halle, jo vetëm për shkak të tij, por edhe për shkak të shokëve të tij. Çdo problem i shokëve të tij është zgjedhur përmes Albertit.”

“Alberti ka qëndruar, me aq sa di, në banesën e vet. Kohët e fundit ka qëndruar bashkë me Skënderin.”

Avokati tha se nëse shihen kamerat e sigurisë, do të dalë e vërteta se vrasja ishte aksidentale.

“Në atë objekt ka kamera, nëse ato kamera kanë qenë funksionale, unë jam i bindur se do të konfirmohet mbrojtja e Skenderit”, ka thënë avokati.

“Vendosëm së bashku që të mos kërkojmë pjesëmarrjen në varrim, unë e propozova dhe ai tha në rregull dhe mirë që s’mori pjesë”, u shpreh avokati.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI