Flash

Ambasadori britanik: Zgjedhjet e 25 prillit do të jenë sfiduese dhe jetike

Lapsi.al 29 January 2021
Ambasadori britanik: Zgjedhjet e 25 prillit do të jenë sfiduese dhe

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Dunkan Norman deklaroi sot se vullneti i popullit shqiptar nuk respektohet ende plotësisht ndonëse është detyrim nga Kushtetua.

Në një konferencë me temë “Kostot e Demokracisë II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”, Norman tha se gjatë këtyre 30 viteve të fundit, demokracia shqiptare ka bërë progres, por është përballur dhe me probleme.

“Pavarësisht përmirësimeve gjatë viteve, vullneti i popullit shqiptar ende nuk por respektohet plotësisht. Kushtetuta kërkon që vullneti i qytetarëve të respektohet. Fenomene negative kanë vijuar si keqpërdorimi i institucioneve publike, intimidimi i votuesve, aksesi në media i partive të vogla apo dhe blerja e votës. Vazhdon të ketë mungesë transparence sa i përket financimit të partive politike. Zgjedhjet e 2021 do të jenë sfiduese, jetike, një hap i rëndësishëm drejt integrimit europian. Partitë kanë mungesë besimi tek njëra-tjetra ashtu si qytetarët e vendit. Edhe në shumë vende të botës qytetarët po humbasin besimin tek partitë. Kjo duhet të ndryshojë. Një vëzhgim i pavarur është me shumë rëndësi. Ambasada britanike ka një paketë që nxit transparencën dhe besueshmërinë drejt një procesi elektoral më demokratik. Qeveria britanike synon të sigurojë që zgjedhjet e 2021 të jenë më të mirat”, deklaroi Norman.

Të këshilluara

Dhunoi policët, arrestohet i riu në Berat

Një i ri nga Berati ka rënë në pranga pasi akuzohet se dhunoi policinë. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Ermelind Dollani, banues në Lapardha. I riu u arrestua në...

10:25

Jozefina Topalli infektohet me koronavirus

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është infektuar me koronavirus. Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim mësohet se është në gjendje të mirë shëndetës...

22:14

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI