Flash

“Janë 9 kg materiale”: KLGJ shtyn seancën për gjyqtaren Enkeleda Hoxha

Lapsi.al 29 January 2021
“Janë 9 kg materiale”: KLGJ shtyn seancën për

Gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha kërkoi kohë për ballafaqimin me kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e saj. Megjithë kritikat, KLGJ e shtyu seancën me tre javë.

Nga Edmond Hoxhaj

Gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e saj kundër kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e saj, edhe pse nuk e bëri të qartë afatin se kur mund të ishte gati.

Gjatë seancës në KLGJ, Hoxha dha si justifikim për mospërgatitjen materialet voluminoze të ILD.

“E kam bërë prezente se pasi të më vendosen në dispozicion këto dokumente dua edhe 1 muaj kohë. Janë shumë, janë 9 kilogramë materiale,” tha gjyqtarja Hoxha lidhur me dosjen e hetimit të dorëzuar nga ILD në Këshill.

“Doja kohën e nevojshme si për mua, ashtu edhe për avokatin tim, që të bëjmë një mbrojtje efektive,” kërkoi ajo.

Kërkesa për shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha u dorëzua në Këshillin e Lartë Gjyqësor më 11 dhjetor 2020, pas inspektimit të kryer mbi vendimet e lirimit të parakohshëm të tre personave të dënuar për vepra të rënda penale.

ILD e nisi verifikimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha pas raportimeve në media të vendimeve për lirimin e Hekuran Billës, i dënuar me burgim të përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar për një vrasje të kryer në 2006-ën; Endrit Dokles, një prej krerëve të “Bandës së Durrësit”, edhe ky i dënuar me burgim të përjetshëm dhe lirimin e Ilir Pajës, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 17 vjet burg.

Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami i solli në vëmendje Hoxhës se dosja e ILD kishte qenë e disponueshme dhe e aksesueshme edhe në Këshill dhe se kishte pasur mundësinë të njihej me të. “Ju është komunikuar se mund të aksesonit çdo material nga dosja. Nuk mund të vini tani pas tre javësh pasi ju dhamë kohën e nevojshme dhe të thoni se nuk i morët,” tha Llagami.

Kryetarja e KLGJ-së i kërkoi gjyqtarjes Hoxha të ishte e qartë në kërkesën për shtyrje që ajo kishte depozituar një ditë më parë. Llagami solli në vëmendje se Hoxha nuk bënte të qartë se kur mund të ishte e gatshme ajo dhe përfaqësuesi i saj ligjor për të paraqitur mbrojtjen.

“Ti thua se nuk e di se kur mund të paraqitet avokati,” tha Llagami.

Inspektori i Lartë, Artur Metani vuri në dukje se Hoxhës i ishte dhënë e drejta për t’u njohur me hetimin, por se ajo nuk e kishte shfrytëzuar këtë të drejtë.

Gjyqtarja Hoxha pranoi se KLGJ i kishte dhënë mundësinë të njihej me dosjen dhe u shpreh se kishte gjykuar të njihej së fundmi, pasi të administronte edhe dokumentet e tjera që kishte kërkuar, të cilat nuk ishin pjesë të dosjes.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani kërkoi që Hoxha të ishte efektive dhe t’i siguronte sa më shpejt dokumentet që pretendonte se kishte kërkuar.

Në përfundim, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi shtyrjen e seancës për në 16 shkurt, ora 11:00, duke e paralajmëruar gjyqtaren Enkeleda Hoxha se kjo do të ishte shtyrja e fundit./ BIRN

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI