Flash

Dosja e SPAK/ Gysi-Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Pandemia/ Greqia mbyll sërish dyqanet, shtyn hapjen e shkollave

Lapsi.al 29 January 2021
Pandemia/ Greqia mbyll sërish dyqanet, shtyn hapjen e shkollave

Greqia do të mbyllë dyqanet të shtunën, më pak se dy javë pasi ka lejuar rihapjen e tyre, dhe ka shtyrë pa afat planet për rihapje të shkollave të mesme, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

“Përhapja horizontale e infektimeve në zonat më të populluara në këtë shtet përbën shqetësim”, ka thënë Vana Papaevangelou, anëtare e komitetit të ekspertëve që këshillojnë qeverinë, në një konferencë për media të premten.

“Ne nuk duam të përballemi me rritje të madhe të infektimeve dhe me ndikimin që do ta kishte kjo gjë në sistemin tonë publik shëndetësor”. Ajo ka thënë se vëmendja e epidemiologëve është bartur nga veriu i Greqisë në qendrës të Athinës, “ku ka rritje të qartë të rasteve të infektimit në shumicën e lagjeve”.

Më 18 janar të këtij viti, Greqia pati marrë vendim për lehtësim të masave të izolimit të dytë.

Dyqanet, parukeritë, shkollat fillore dhe kopshtet e fëmijëve janë rihapur, derisa autoritetet patën thënë se shkollat e mesme do të hapen më 1 shkurt.

Mirëpo sipas kufizimeve të reja, të bëra të ditura të premten, dyqanet në zonat me infektim të lartë do të mbyllen sërish, ndonëse konsumatorët do të mund të marrin porositë e bëra online apo përmes telefonit.

Shkollat e mesme do të vazhdojnë mësimin nga shtëpitë.

Kufizimet e reja është thënë se do të zbatohen të paktën deri më 8 shkurt. Më 29 janar, autoritetet greke kanë raportuar për 941 raste të reja me koronavirus dhe 22 viktima.

Zëvendësministri grek për Mbrojtje Civile, Nikos Hardalias, ka thënë se situata “është e brishtë” dhe nuk duhet të ketë vetëkënaqësi./REL

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër

Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në Shkodër. Aksidenti ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik. Nga të dhënat e para mësohet se një punonjës policie ka pë...

19:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI