Flash

Reagon Vetëvendosje: Pse nuk do ankohemi në Kushtetuese për Albin Kurtin

Lapsi.al 29 January 2021
Reagon Vetëvendosje: Pse nuk do ankohemi në Kushtetuese për Albin

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit që ka mori Gjykata Supreme për të lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë Albin Kurtin. Sipas saj, ky vendim i kundërvihet aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Partia opozitare thotë se ekziston një përpjekje për pamundësimin e zgjedhjeve që do të mbahen më 14 shkurt ndaj ajo nuk do të bëjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

“E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve. Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare” – thuhet në reagim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI