Flash

Pas përfundimit të karantinës, ekipi i OBSH-së nis nga puna në Wuhan për origjinën e COVID-19

Lapsi.al 28 January 2021
Pas përfundimit të karantinës, ekipi i OBSH-së nis nga puna

Ekipi i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) do të fillojë punën në terren, në Wuhan të Kinës, pasi anëtarët e tij e kanë përfunduar karantinën. Ekipi do të hetojë origjinën e koronavirusit të ri që e shkaktoi pandeminë e COVID-19. Pasi mbërritën në Kinë, atyre iu kërkua të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Ata pritet të kalojnë rreth një muaj në Wuhan, në vendin ku koronavirusi ri u zbulua për herë të parë, në fund të vitit 2019. Misioni hulumtues i ekspertëve të OBSH-së është shënuar me vonesa dhe shqetësime në lidhje me qasjen në informacione dhe në njerëz që kanë njohuri për fillimin e përhapjes së virusit.

Pekini deri më tani ka kundërshtuar përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur origjinën e virusit, i cili ka vrarë më shumë se 2.1 milionë njerëz në të gjithë botën. Kina gjithashtu është kritikuar për kushtet që vendosi për vizitën e ekipit dhe teoritë e qeverisë kineze që thonë se faji për shpërthimin e koronavirusit është diku tjetër. Shkencëtarët ndërkombëtarë i kanë hedhur poshtë ato pretendime. Familjarët e njerëzve që vdiqën në Wuhan kanë akuzuar autoritetet kineze se kanë fshirë grupin e tyre në mediat sociale duke u bërë presion atyre për të heshtur.

Shtetet e Bashkuara kërkuan një hetim ndërkombëtar “të fuqishëm dhe të qartë”. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se “është e domosdoshme që të hulumtojmë në ditët e para të pandemisë në Kinë”, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara kanë qenë mbështetëse të një hetimi ndërkombëtar. Puna e ekipit të OBSH-së vjen pasi numri i të infektuarve në botë ka arritur në më shumë se 100 milionë persona. Qeveritë po përpiqen të shpërndajnë vaksinat kundër koronavirusit, por janë duke u ballafaquar me probleme në furnizim.

Të këshilluara

Të panjohurat e vaksinës kundër COVID-19

COVID-19  ka prekur rëndë Shtetet e Bashkuara, duke  shkaktuar shumë viktima  dhe duke i lënë pasoja edhe personave që tashmë e kanë kaluar sëmundjen. Vaksin...

10:25

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI