Flash

Vaksina me çip? Bill Gates flet për herë të parë për akuzat ndaj tij

Lapsi.al 27 January 2021
Vaksina me çip? Bill Gates flet për herë të parë

Bill Gates, bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft që më vonë u kthye në një filantrop thotë se është befasuar nga numri i teorive konspirative të shpërndara në rrjete sociale gjatë pandemisë COVID-19 duke i quajtur “marrëzi” dhe “djallëzore”. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, Gates thotë se dëshiron të hulumtojë se çfarë qëndron pas tyre.

Filantropi thotë se miliona postime në internet me teori të çmendura konspirative kundër tij dhe ekspertit kryesor të sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, vijnë si pasojë e një përzierje të një pandemie të frikshme virale dhe rritjes së rrjeteve sociale.

“Askush nuk do të parashikonte se unë dhe Dr. Fauci do të ishim figura kryesore të teorive djallëzore që thonë se ne kemi krijuar pandeminë ose se po mundohemi të përfitojmë nga ajo. Jam i befasuar dhe shpresoj të marrë fund”, - thotë Gates.

Bill Gates, miliarderi që u largua nga posti i drejtuesit të korporatës Microsoft më 2014, për t’u marrë me fondacionin e tij bamirës “Bill dhe Melinda Gates” ka dhuruar të paktën 1.75 miliardë dollarë në përgjigjen globale kundër COVID-19, për të mbështetur prodhuesit e vaksinave, diagnostikimin dhe trajtime të mundshme të koronavirusit.

Që para një viti kur filloi pandemia, miliona teori konspirative janë shpërndarë në internet rreth koronavirusit, origjinën e tij dhe motivin e atyre që punojnë për ta luftuar atë.

“Për këtë gjë duhet të kuptojmë se si ndikojnë këto teori në sjellet e njerëzve dhe si mund të zvogëlojmë këtë ndikim”, - shton Gates.

Ekzistojnë teori që thonë se Dr. Fauci dhe zoti Gates krijuan pandeminë për të kontrolluar njerëzit, se ata duan të përfitojnë nga përhapja e virusit dhe se përmes vaksinimit do të injektojnë mikroprocesorë për gjurmimin e njerëzve.

Gates i cili sot botoi letrën e tij vjetore me përparësitë dhe parashikimet për këtë vit, thotë se beson se banorët në vendet e zhvilluara do të shohin fundin e pandemisë dhe rikthimin në jetën normale në fund të këtij viti, në se 70-80% e banorëve do të vaksinohen.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI