Flash

Luanin lojëra fati, policia arreston pronarin e lokalit dhe 5 shtetas të tjerë

Lapsi.al 27 January 2021
Luanin lojëra fati, policia arreston pronarin e lokalit dhe 5 shtetas

Një rast i organizimit të lojërave të fatit është goditur nga Komisariati i Policisë Nr.4.

Policia ka arrestuar pronarin e lokalit ku zhvillohej ky aktivitet i kundraligjshëm si dhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, është evidentuar një rast i zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 39 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan 1 aparat celular, dy aparatura që i përdorte për të ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të organizimit të lotarive të palejuara dhe një sasi valute e përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve N. K., 31 vjeç dhe H. A., 23 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Y. D., 51 vjeç, L. Dh., 51 vjeç dhe Q. M., 24 vjeçe, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme dominojnë motin në vend ku në skajin verior dhe jugperëndimor priten reshje të pakta sh...

07:46

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI