Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Përplasje mes ministrit Çuçi dhe ish-deputetit të LSI, Vangjel Tavo për “blerjen” e fundit të PS

Lapsi.al 24 January 2021
Përplasje mes ministrit Çuçi dhe ish-deputetit të LSI,

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi që është njëkohësisht edhe drejtues politik i Qarkut të Gjirokastrës njoftoi këtë të diel si “lajm të madh” kalimin në radhët e mazhorancës të deputetes së LSI-së Ediola Braha. E vërteta është se ajo ka ardhur nga fundi i listave të LSI pasi kjo forcë politike dogji mandatet. Gjatë gjithë kohës së qëndrimit të saj në parlament ajo nuk është shquar për opozitarizëm, por ka votuar çdo ligj të dorëzuar nga mazhoranca në parlament. E megjithatë ministri Çuçi e quan “një lajm të madh”.

“Skuadrës fantastike të Partisë Socialiste në Tepelenë iu bashkua edhe deputetja e LSI-së, Ediola Braha. S’ka më asnjë dyshim se partia që kryetari i opozitës e ka quajtur “SHPK-ja e tregtarit të Venedikut”, po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale. Angazhimi me LSI-në dhe vota për këtë parti është një mundësi e çuar dëm” – shkruante ndër të tjera Çuçi në Facebook.

Për këtë ka reaguar, jo pa ironi, ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo që thotë se Braha i ka shkuar Çuçit që përpara 2 vitesh në zyrë.

“Po ç’na bëre more Bledi!? ? Po si na e bëre këtë o Bledi!? ? Po si na e more o Bledi!? ? Po si nuk e kuptove prej dy vitesh kur të erdhi në zyrë (të kujtohet?) që ishte e juaja o Bledi!? Po si nuk e kuptove që ishte e juaja teksa votonte çdo ligj të “Rilindjes”, o Bledi!? Po si nuk e kuptove o Bledi, se sa talent kishte dhe sa e vlefshme ishte për “Rilindjen” kur e përzgjodhët relatore të ndryshimeve kushtetuese për kodin zgjedhor? ? Mos more Bledi çfarë na bëre! ? Na more një vlerë të madhe me famë ndërkombëtare! ? Sa për shkërmoqjen, o Bledi, është “Rilindja” drejt shkërmoqes totale më 25 prill. Asgjë e askush nuk mund ta ndalë më karrocën e “Rilindjes” tashmë të drejtuar drejt greminës” – shkruan Tavo.

Ky reagim ka nxitur edhe një herë ministrin e Brendshëm të përgjigjet në Facebook.

“I dashur Vangjel, e shoh që të paska dhembur kalimi i Ediolës tek PS përderisa reagove vetëm për atë dhe nuk të bëri përshtypje kalimi këtë të shtunë i të gjithë strukturës së LSI të Lunxhërisë tek PS..... por e kuptoj pse?. Gjithsesi, nuk është faji im që u katandis në këtë derexhe lista e LSI në 2017; Ediola te PS dhe ti tek PD? Miqësisht!” – shkruan Çuçi.

Një reagim në rrjetet sociale ka bërë edhe vetë deputetja për kalimin e saj nga LSI në PS.

“I fundit dhe i vjeteruari Tavo, i mbeturi ne karrigen politike te kalbur, reagoi pse une kalova me PS. Por duke qene logjikisht i ceket, i drejtohet ministrit Çuçi, drejtuesit politik te qarkut te Gjirokastres se e paska ditur dy vjet me parë qe une kam qene në perkatesine time politike si socialiste. Kjo eshte nje e vertete qe pohohet padashur nga i fundit minoritar në politiken e vjeter qe here eshte opozitar dhe nje sy e ka tek pushteti dhe ne gjysem te mandatit mendon se duhet te beje pirueten per rikthim tek nje pozicionim me leverdi,”- shkruan Braha.

Kohët e fundit Partia Socialiste e ka kthyer në qëllim në vetvete marrjen sa më shumë të emrave të LSI në radhët e saj. Për këtë ishte angazhuar edhe vetë Rama që ftonte Nasip Naçon t’i bashkohej për një gotë verë dhe ai nuk e zhgënjeu pak kohë më pas. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ekzekutohet me armë 32-vjeçari në Durrës

Në orën 17: 20 te së dielës, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit u qëllua me armë zjarri J. B., 32 vjeç. Ai është dërguar në spital, por nuk...

18:05

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43