Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Gjendet një mesazh 165-vjeçar në murin e një kishe

Lapsi.al 24 January 2021
Gjendet një mesazh 165-vjeçar në murin e një kishe

“Në këtë kishëz në restaurim punoi Godard”, këto fjalë të shkruara nga një suvatues, në 1856, u zbuluan javën e kaluar në kantierin e qytetit Dijon, në lindje të Francës.

Nga një restaurim në tjetrin, ishte një murator që zbuloi dorëshkrimin, një shekull e gjysmë më vonë, duke zhvendosur një gur në një mur të kishës Sainte-Croix-de-Jerusalem, e ndërtuar në shekullin e XV në kryeqytetin në Bourgogne.

“Isha në proces të bëja një kanal në mur për të kaluar linjat elektrike nëpër të. Në një vrimë të vjetër të skelave, pashë një gur të lëvizte dhe prapa gjeta letrën të palosur”, tregon Victorien Coille.

Një dorëshkrim i ruajtur në mënyrë të përsosur sipas imazheve të publikuara nga e përditshmja rajonale “Le Bien Public” e cila publikoi këtë zbulim.

Një vendas nga Moloy, në veri të Dijon, tregon se Nicolas Godard ishte fillimisht një marinar, i cili ishte përjashtuar nga fregata me avull “Orénoque” pasi kishte bërë fushatën e Krimesë në moshën 18 vjeç.

Ky konflikt do të përballte Perandorinë Ruse, nga 1853 deri në 1856, me një koalicion të formuar nga Perandoria Osmane, Franca, Britania e Madhe dhe Mbretëria e Sardenjës.

“Kush vendos një ndalesë në tërbimin e valëve, di gjithashtu të ndalojë komplotet e liga”, shton Godard, një citim nga një shfaqje e Jean Racine, Athalie. Më pas vijnë emrat e punëtorëve të tjerë që ndoshta kanë punuar në këtë kishë.

Pastaj një datë, 10 gusht 1856, në pjesën e pasme të fletës, adresa e një dyqani dhe kjo përmendje e fundit: “në kohën kur shkruhen këto letra, mjerimi më i madh ekziston në Dijon”.

“Si të shpjegojmë praninë e kësaj fjale? “Në esnafët e vjetër të zanateve, gjithmonë ka pasur një dëshirë për të lënë një gjurmë, ashtu si dhe gurëgdhendësit që nënshkruan punimet e tyre”, shpjegon Bassir Amiri, këshilltar komunal përgjegjës për Arkivat dhe Trashëgiminë Kulturore. /Atsh

Të këshilluara

Ekzekutohet me armë 32-vjeçari në Durrës

Në orën 17: 20 te së dielës, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit u qëllua me armë zjarri J. B., 32 vjeç. Ai është dërguar në spital, por nuk...

18:05

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI