Flash

Mbi njëmijë satelitë Starlink në atmosferë, lëshohen edhe 60 të tjerë

Lapsi.al 24 January 2021
Mbi njëmijë satelitë Starlink në atmosferë,

60 satelitë të tjerë Starlink janë lëshuar në atmosferë. Projekti Starlink, i kompanisë Space X i ka pozicionuar këta satelitë në orbitën e ulët të Tokës, në rreth 550 km kuotë. Në këtë mënyrë, projekti i Elon Musk për internetin global, ka kaluar kuotën e një mijë satelitëve në orbitën e Tokës.

Plani parashikon që të jenë 1500 satelitë në atmosferë në këtë fazë të parë të projektit. Por kompania sapo ka marrë autorizimin për lëshimin e 12 mijë satelitëve, të cilët do të bëjnë të mundur pra shpërndarjen e internetit në të gjitha zonat e globit, edhe aty ku sot është e pamundur. Me këtë lëshim, SpaceX tani ka dërguar 1,015 satelitë Starlink në orbitë, që datojnë që nga dy prototipat "Tintin" të lëshuar në Shkurt 2018. Nga ata 1,015, 951 janë ende në orbitë, sipas statistikave të mbajtura nga vëzhguesi i fluturimit hapësinor Jonathan McDowell.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI