Flash

Mbi 1 000 të arrestuar pas protestave në 70 qytete në mbështetje të Navalnyt

Lapsi.al 24 January 2021
Mbi 1 000 të arrestuar pas protestave në 70 qytete në

Aktivistë të të drejtave të njeriut thanë dje se më shumë se 1 000 persona ishin arrestuar gjatë protestave që kërkojnë lirimin e figurës kryesore të opozitës ruse, Alexei Navalny. Organizata OWD numëroi më shumë arrestime në Moskë, ku kishte 300 persona, dhe në Shën Petërburg, ku kishte 162.

U zhvilluan protesta në 70 qytete anembanë Rusisë, në mbështetje të udhëheqësit të burgosur të opozitës, Alexei Navalny dhe kundër dhunës shtetërore. Protestat, të njoftuara në median sociale, nuk morën leje, megjithatë, edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov paralajmëroi publikun të mos marrin pjesë në këto protesta të paautorizuara.

Demonstratat janë ndaluar për muaj me radhë për shkak të rregullave për të kontrolluar pandeminë.Autoritetet gjithashtu sulmuan bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e Navalnyt duke arrestuar shumë prej ndihmësve të tij, përfshirë sekretaren e tij të shtypit, Kira Yarmysh. Midis mijëra protestuesve në Moskë ishin shumë të rinj, Video ku duken forcat e sigurisë që sulmojnë demonstruesit me shkopinj qarkullojnë në rrjetet sociale./ATSH

 

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI