Flash

Dorëhiqet shefi i NASA-s, Jim Bridenstine

Lapsi.al 22 January 2021
Dorëhiqet shefi i NASA-s, Jim Bridenstine

Jim Bridenstine largohet nga pozicioni i administratorit kryesor të NASA-s. Bridenstine, i emëruar si kreu i agjencisë amerikane të hapësirës në shtator 2017 nga Trump, kishte njoftuar tashmë vendimin për t’u larguar nëntorin e kaluar duke e arsyetuar zgjedhjen me nevojën që NASA të kishte një udhëheqës në harmoni më të madhe me administratën e re. Bridenstine nënvizoi rëndësinë e “punës së bashku në një mënyrë ndërdisiplinore”.

“Ne kemi nevojë të mësojmë, të jetojmë dhe të punojmë në një planet tjetër për një kohë të gjatë, në mënyrë që të mund të shkojmë më pas në Mars. Një shembull i unitetit vjen nga programi ‘Artemis’, ku ne kemi bashkuar industrinë, qeverinë dhe partnerët ndërkombëtarë për të thënë se mund të shkojmë në Hënë, ku të gjithë mund të përfitojmë dhe të krijojmë një program të qëndrueshëm për të ardhmen”, shtoi ai.

Me një zë të thyer nga emocionet, Bridenstine përshëndeti dhe falënderoi të gjithë punonjësit e NASA-s.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI