Flash

Kosnett: Kosova nuk do të detyrohet të pranojë një marrëveshje që nuk e dëshiron

Lapsi.al 22 January 2021
Kosnett: Kosova nuk do të detyrohet të pranojë një

Ndër të tjera Kosnett deklaron se shkëmbimi i territoreve ka dështuar që nga fillimi sepse në Kosovë nuk e donin atë.

“Nuk dëshiroj të shpenzoj shumë kohë tani duke menduar për të kaluarën, duke folur për të kaluarën. Do të ketë mundësi tjera për këtë. Por, një gjë që mendoj se është e rëndësishme dhe që mendoj ka qenë e pandryshueshme gjatë administratave amerikane, të udhëhequra nga demokratët apo republikanët, është se nuk do të përpiqemi të detyrojmë popullin e Kosovës për ta pranuar një marrëveshje, të cilën nuk janë të gatshëm ta pranojnë. Përkitazi me shkëmbimin e territorit, e kuptoj shumë mirë përse ka pasur shumë lodhje për të.

Gjatë disa viteve të fundit, vazhdimisht e kemi thënë se në Kosovë nuk ka fare dëshirë për shkëmbim të territorit, pra është e dështuar prej fillimit. Më së shumti që kushdo në administratën paraprake kanë thënë është se nëse populli i Kosovës dhe Serbisë arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse që përfshin elemente të ndryshimit të kufirit apo rregullimit të kufirit, atëherë ne nuk do ta refuzonim atë pa e shqyrtuar fare. E kjo dallon shumë nga thënia se po nxitim për shkëmbim të territorit.

E dini, njerëzit më kanë pyetur për këtë gjatë dy viteve të fundit dhe përgjigjja ime është mjaft e pandryshueshme: populli i Kosovës nuk është i interesuar në shkëmbim të territorit prandaj nuk ma merr mendja që kjo do të kalojë“, ka thënë Kosnett.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI