Flash

Meksika përshëndet ndalimin e ndërtimit të murit në kufirin me SHBA-në

Lapsi.al 22 January 2021
Meksika përshëndet ndalimin e ndërtimit të murit në

Meksika të mërkurën përshëndeti vendimin e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së Joe Biden për ndalimin e projektit të diskutueshëm të paraardhësit të tij për ndërtimin e një muri përgjatë vijës kufitare mes dy vendeve.

Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard përgëzoi masën në mediat sociale për ndalimin e ndërtimit të murit të planifikuar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump si dhe përpjekjet e Bidenit që emigrantët pa dokumente të bëhen qytetarë.

“Meksika përshëndet përfundimin e ndërtimit të murit, iniciativën e imigracionit në favor të DACA (Programi i Aksionit të Shtyrë për Fëmijët e Ardhur) dhe rrugën drejt shtetësisë së dyfishtë”, theksoi Ebrard.

Në ditën e inaugurimit, Biden nënshkroi memorandumin për ruajtjen e programit DACA, i cili mbron emigrantët që mbërrijnë në vend si fëmijë nga deportimi.

Biden gjithashtu nënshkroi projekt-ligjin e imigracionit i cili do të hap rrugë për miliona emigrantë drejt shtetësisë amerikane.

Që nga fillimi, ndërtimi i murit kufitar ishte një temë e diskutueshme që shpesh përfundonte në fërkime midis Meksikës dhe fqinjit të saj verior.

“President Donald Trump: Jo. Meksika kurrë nuk do të paguajë për murin. As tani dhe asnjëherë”, pati shkruar në Twitter presidenti i atëhershëm meksikan, Enrique Pena Nieto në vitin 2018.

Gjatë administratës së presidentit Andres Manuel Lopez Obrador, të dy udhëheqësit iu qasën temës me më shumë diplomaci, ndërsa Trump falënderoi Lopez Obrador për mbështetjen e tij duke dërguar trupa për patrullim në kufirin SHBA-Meksikë.

“Dua ta falënderoj për miqësinë dhe marrëdhënien e tij profesionale të punës. Me të vërtetë kishim 27 mijë ushtarë meksikanë që ruajtën kufirin tonë gjatë dy viteve të fundit”, deklaroi Trump javën e kaluar.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI