Flash

Shqipëri/ 707 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe 4 viktima

Lapsi.al 13 January 2021
Shqipëri/ 707 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve

707 raste të reja janë identifikuar me COVID-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit si dhe 4 viktima.

"Janë kryer 3307 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 707 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 267 raste në Tiranë, 53 raste në Durrës, 34 raste në Elbasan, 30 raste në Vlorë, 22 raste në Berat, 20 raste në Fier, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Sarandë, 17 raste në Shkodër, 16 raste në Korçë, 15 raste në Lushnje, 13 raste në Pukë dhe në Librazhd, 12 raste në Krujë, Kurbin, 11 raste në Kukës dhe Kamëz, 9 raste në Gjirokastër dhe Delvinë, 8 raste në Mallakastër, Shijak, Kuçovë,7 raste në Kavajë, Pogradec, Dibër, 5 raste në Gramsh, Vorë, Mat, 4 raste në Vau i Dejës, Belsh, Malësi e Madhe, Cërrik, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Bulqizë, Peqin, Konispol, 2 raste në Tropojë, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Selenicë, Roskovec, Memaliaj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 439 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,860 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 268 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 76-89 vjeç", njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale .

COVID-19 – Statistika (13 Janar 2021)

Raste të reja ditore 707

Të shëruar në 24 orë 439

Të shtruar në spitale 268

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 3307

Testime totale 300,413

Raste pozitive 65,334

Raste të shëruara 38,860

Raste Aktive 25,218

Humbje jete 1256

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14542

Fier 1819

Shkodër 1384

Durrës 1363

Lezhë 998

Vlorë 1028

Korçë 934

Elbasan 968

Berat 812

Dibër 536

Gjirokastër 461

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Milot

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Milot. Si njoftohet nga policia, i plagosur ka mbetur shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spi...

13:03

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI