Flash

Policia e Kurbinit ndalon makinën "Benz" me 7.8 kg drogë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri

Lapsi.al 13 January 2021
Policia e Kurbinit ndalon makinën "Benz" me 7.8 kg drogë,

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë, forcën e posaçme “Shqiponja” ka finalizohet operacionin policor të koduar “Skuraj” në të cilin u sekuestruan 7.8 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Po ashtu arrestohen edhe 2 persona.

"Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë qarkun Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skuraj”.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve A. F., 36 vjeç, banues në Lezhë dhe F. M., 32 vjeç, banues në fshatin Skuraj, Kurbin.

Në fshatin Skuraj, Kurbin, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz”. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin A. F. dhe pasagjer shtetasin F. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 7.8 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve është bërë bllokimi i mjetit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. F. dhe F. M.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb masat ajrore verior që kanë depërtuar drejt jugut të kontinentit do të diktojnë mot me kthjellime dhe vranësira, por të ftohtë gjatë paradites. ...

07:17

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI