Flash

Vendoset kur do të miratohet në Kuvend marrëveshja me kompaninë Pfizer

Lapsi.al 13 January 2021
Vendoset kur do të miratohet në Kuvend marrëveshja me

Gjatë seancës së 28 janarit Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë marrëveshjen me kompaninë Pfizer për vaksinën anti-Covid në Shqipëri.

Konferenca e Kryetarëve miratoi sot kalendarin e punëve të Kuvendit, për periudhën nga 18 janari deri më 5 shkurt.

Ndërkaq, duke marrë shkas nga situata e pandemisë komisionet do të vijojnë të mblidhen online kurse seancat plenare me praninë fizike të deputetëve.

Po ashtu Konferenca ka miratuar edhe kalendarin tre-javor të punimeve që do të jetë periudha 18 janar- 5 shkurt 2021.

Më 1 janar të këtij viti kryeministri Edi Rama bëri me dije se kompania Pfizer do t’i shesë Shqipërisë 500 mijë doza vaksine anti-Covid gjatë këtij viti. Kreu i qeverisë deklaroi se 10,750 dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në Shqipëri brenda janarit si pjesë e blerjes së 500 mijë dozave nga kompania Pfizer.

 

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Milot

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Milot. Si njoftohet nga policia, i plagosur ka mbetur shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spi...

13:03

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI