Flash

Eksperti britanik tregon pse vdesin më shumë gra gjatë valës së dytë të pandemisë

Lapsi.al 13 January 2021
Eksperti britanik tregon pse vdesin më shumë gra gjatë valës

Pse vdesin më shumë gra nga Covid tani, sesa në valën e parë të pandemisë?

Ekspertët anglezë po përpiqen të zgjidhin misterin duke theksuar se kjo mund të jetë për shkak të faktit se ato janë më të rezikuara për t’u infektuar prej mutacionit të ri dhe shumë infektiv të koronavirusit, që është gjetur në Mbretërinë e Bashkuar.

Për profesorin David Strein, pedagog në Universitetin e Exeter, ka disa arsye hipotetike për këtë ndryshim të raporteve.

Një prej arsyeve, tha ai për The Sun, është variant i ri i virusit:

“Le të imagjinojmë se të gjithë kemi një farë tolerance për virusin. Nëse sasia e virusit me të cilin ne biem në kontakt është mbi këtë kufi, ekspozimi kthehet në sëmundje … Tani virusi është më ngjitës, kështu që na duhet një sasi shumë më e ulët për t’u infektuar, pra, njerëzit që “në fillimet e pandemisë nuk kishin gjasa të sëmureshin (gratë), ato papritmas bëhen më të rrezikuara”.

Profesori gjithashtu vuri theksin tek një ndryshim në sjelljen e femrave gjatë pandemisë:

“Pacientët më të rinj në moshë, veçanërisht gratë, janë joshur nga një ndjenjë false e sigurisë se janë të mbrojtura …. Duke dëgjuar rregullisht se është një kategori me rrezik të ulët, ato ndoshta janë më të rrezikuara”.

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Milot

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Milot. Si njoftohet nga policia, i plagosur ka mbetur shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spi...

13:03

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI