Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

PD rendit shkeljet e Ramës në borxhin 30 milionë euro për Rrugën e Lumit të Vlorës

Lapsi.al 9 January 2021
PD rendit shkeljet e Ramës në borxhin 30 milionë euro për

Partia Demokratike ka hehdur akuza për qeverinë lidhur ne projektin për Lumin e Vlorës. Në një deklaratë për shtyp, eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti tha se qeveria pasi i ka hequr fondet nga rruga e Lumit të Vlorës, ajo nuk ka respektuar ligjin për të negociuar siç duhet termat e marrëveshjes së re të borxhit.

“Sa herë ka një interes personal, Edi Rama shkel ligjin dhe anashkalon çdo institucion që nuk e kontrollon dot, siç veproi edhe këtë radhë me Presidentin dhe borxhin e ri 30 milionë euro”, u shpreh Teliti.

Pjese nga deklarata

 

"Anullimi i projektit për Rehabilitimin e Lumit të Vlores, duke lënë në mes dhe të papërfunduar një investim të nisur prej kohësh, aq të nevojshëm për banorët e zonës, është tregues sesa pa plan, pa vizion dhe sa i dështuar është Edi Rama. Gjithashtu, është një rast i përsëritur që dëshmon se me Edi Ramën në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka shtet ligjor, por vetëm interesa personale të pushtetit. Duke vepruar me arrogancë, qeveria në ikje ka shkelur kushtetutën. Pasi i ka hequr fondet nga rruga e Lumit të Vlorës, ajo nuk ka respektuar ligjin për të negociuar siç duhet termat e marrëveshjes së re të borxhit. Kushtetuta dhe ligji detyrojnë qeverinë që për çdo marrëveshje të re borxhi, të marrin tek Presidenti i Republikës plotfuqinë per të negociuar. Kreu i shtetit ka bërë publik disa dokumenta që provojnë se kjo ndodhur, duke e kthyer Shqipërinë nga një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, në një vend ku ligji dhe kushtetuta, institucionet e pavarura apo të drejtat e qytetarëve shkelen sipas nevojave të këtij pushteti të korruptuar. Edhe për një rast kaq flagrant, Edi Rama gënjeu. Ministrja e tij e Financave e nxori bllof, kur e përgënjeshtroi shefin e saj mashtrues dhe pohoi se për borxhin 30 milionë euro nuk janë bërë negociata. Nuk ka patur negociata as per afatet kohore te borxhit, as per normat e interesit, pra për kostot e kesaj huaje 30 milioneshe, te cilat do te paguhen nga te gjithe ne, qytetaret e Shqiperise"

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43