Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Arrestohet në Vlorë 42-vjeçari në kërkim nga Italia për trafikim narkotikësh

Lapsi.al 9 January 2021
Arrestohet në Vlorë 42-vjeçari në kërkim nga Italia

Një 42-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë nën prangat e policisë së Vlorës. Bëhet fjalë për shtetasin Shaqo Kalaj, i dënuar nga Gjykata e Bolonjas për trafikim narkotikësh.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Njoftimi i policisë/ Vlorë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëpashme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet Operacioni policor i koduar “Dukati”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet një 42-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, falë dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Interpol Roma dhe Interforza-n, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Dukati”.

Si rezultat operacionit u bë e mundur që në fshatin Dukat, të kapej dhe ndalohej shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Shaqo Kalaj, 42 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bolonjës e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.Policia e Vlorës, me anë të një lajmërimi deklaron se janë kapur 50 emigrantë në Vlorë, që po përgatiteshin të shkonin drejt Italisë.

Sipas policisë, operacioni ishte i përbashkët për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të emigrantëve nga vendet e treta.

Njoftimi i policisë:

Vlorë – Operacion i përbashkët për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta

Operacioni kryhet nga Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza

Gjatë operacionit u bllokua në grykëderdhjen e lumit Vjosë, një gomone me migrantë nga vendet e treta

Operacioni për bllokimin e mjetit lundrues dhe më pas për evakuimin e personave në bord, kryhet në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë

Personat në bord, mes tyre gra e fëmijë në gomone, po evakuohen nga dy anijet luftarake të Rojës Bregdetare dhe Policia e Shtetit dhe transportohen në drejtim të Triportit, Vlorë.

Struktrurat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te migranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

#RojaBregdetare

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI