Flash

Kush u shpall aktori më i mirë turk

Lapsi.al 8 January 2021
Kush u shpall aktori më i mirë turk

Can Yaman është padyshim një nga aktorët tanë të preferuar nga kinematografia turke jo vetëm sepse është një aktor shumë i mirë dhe shumë i bukur, por edhe prej origjinës së tij shqiptare. Ai u bë i famshëm në vendin tonë nga seriali “Një puthje në errësirë” dhe prej atëherë përbën shumë interes për publikun.

Së fundmi, Can ka arritur një tjetër sukses në karrierë, duke u shpallur aktori më i pëlqyer në Turqi për vitin 2020.

Në vend të dytë është Engin Akyurek, në të tretin Kerem Bursin, në të katërtin Alp Navruz dhe në të pestin Ibrahim Çelikkol.

Lista plotësohet nga: AKIN Akizonu, Cinhangir Ceyhan, Aras Bulut Iynemli, Uraz Kaygilaroglu, Murat Yildirim.

Para disa javësh është raportuar se Can Yaman do të marrë rolin e “Sandokan” në serialin e ri të producentëve italian. Sigurisht, të gjithë u bënë kuriozë të mësojnë sa do të paguhet bukuroshi me origjinë shqiptare që ka çmendur femrat në mbarë botën, ndaj mediat turke s’kanë vonuar shumë dhe na e kanë zbuluar shifrën e tij.

Sipas të huajave, aktori do të paguhet 100 mijë euro për çdo episod të ri të serialit “Sandokan”, shifër goxha e lartë që i ka lënë të gjithë me gojë hapur! Xhirimet për këtë produksion do të nisin në verë ose vjeshtën e vitit 2021.

Pas aktorit, Çagatay Ulusoy, i cili ka një kontratë me “Netflix” Can Yaman bëhet aktori i dytë më i paguar turk. Së fundmi, Can u fut në top 100-ëshen e meshkujve më të bukur në botë, së bashku me dy aktorët e tjerë me origjinë shqiptare, Kivanc Tatlitug dhe Burak Ozcivit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI