Flash

Në një intervistë për Vogue, Dua Lipa flet për shumë detaje personale

Lapsi.al 7 January 2021
Në një intervistë për Vogue, Dua Lipa flet për

Në një intervistë për “Vogue”, Dua Lipa, ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer si rrallëherë shumë detaje nga jeta e saj personale, lidhja e dashurisë, marrëdhënia me familjarët, fama, sukseset e planet për të ardhmen.

Dua tregoi se momentalisht është tepër e lumtur me jetën e saj dhe vlerëson gjithçka të bukur që ka dhe ka arritur.

Mirëpo, e vetmja gjë që ia kishte prishur humorin Duas së fundmi ishin rrjetet sociale. Komentet negative nuk i kanë bërë aspak mirë këngëtares, e cila ka vendosur të heqë dorë nga menaxhimi i tyre për të qenë më e qetë.

Tashmë, një menaxher merret me llogaritë e Duas në rrjete sociale ndërsa ajo përpiqet t’i shmanget sa më shumë.

“Kjo nuk duhet të jetë mënyra sesi unë e përjetoj këtë eksperiencë që të vjen një herë në jetë. Po më pengonte me vetëbesimin. Bëhesha super nervoze duke vrarë mendjen se ç’do të thonin të tjerët.”-ka treguar Dua.

Pavarësisht kaosit që solli COVID-19, 2020 ishte një vit i madh për karrierën e 25-vjeçares. Më 27 mars, ylli i muzikës pop lançoi albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”.

Në nëntor, kjo u nominua për gjashtë çmime Grammy duke përfshirë “Albumin e vitit” dhe “Albumin më të mirë pop-vocal”.

“Unë kisha për të luftuar djajtë brenda meje,” i thotë ajo Vogue në lidhje me regjistrimin e “Future Nostalgia”. “Doja të shkruaja këngë që ishin më të trishtueshme, më shumë për thyerjen e zemrës, sepse mendoja se shkrimi i këngëve të lumtura do të kthehej në diçka. Unë jam e lumtur. Unë meritoj të jem e lumtur. Unë duhet të jem në gjendje të shkruaj për këtë pa frikën e ndjenjës sikur jam duke kompromentuar vërtetësinë time sepse nuk po qaj për diçka ose dikë.”

Kjo nuk do të thotë që Dua nuk është në dijeni të shumë çështjeve me të cilat përballet bota. Ndërsa ajo lindi në Londër, familja e saj u largua nga Kosova menjëherë pasi shpërtheu lufta në 1998, duke i dhënë asaj një ndjeshmëri të thellë ndaj çështjes së refugjatëve në të gjithë botën.

Ajo është gjithashtu shumë e vetëdijshme se pavarësisht se tashmë e ka dëshmuar veten si një artiste e aftë, asaj i duhet të punojë më shumë se kurrë për të qëndruar në krye të botës pop të ashpër konkurruese të femrave.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI