Flash

I riu që ndryshoi emrin në Celine Dion në gjendje të pirë

Lapsi.al 6 January 2021
I riu që ndryshoi emrin në Celine Dion në gjendje të

Një 30-vjeçar ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Celine Dion pasi kishte pirë disa gota verë.

Thomas Dodd po shikonte një koncert të këngëtares kanadeze në Youtube gjatë Krishtlindjeve, kur vendosi të marrë emrin e idhullit.  I riu thotë se kishte paguar 89 paund për të marrë zyrtarisht emrin e saj, por e kuptoi se çfarë kishte bërë kur mori me postë dokumentet zyrtare.

‘Më kujtohet që po shikoja koncertin e Celine Dion gjatë interpretimit të saj në Vegas. Do të doja ta dija se çfarë ndodhi, por ishte një natë e mjegullt. Kur u ktheva nga puna të mërkurën, pashë një zarf të bardhë në dysheme që ishte plot me çertifikata zyrtare.  Nuk isha i vetëdijshëm se e kisha bërë këtë veprim derisa gjeta zarfin. Fillimisht, m’u desh të ulesha pasi nuk mund ta besoja, kështu që më pas kontrollova bankën time e cila konfirmoi gjithçka. I thashë mamasë time se mund të ishte më keq, pasi mund ta kisha ndërruar në Boris Johnson – ne jemi thjesht me fat që nuk ka ndonjë koncert live në Youtbe. Asaj i duket qesharake, ashtu dhe motrës, por desh u mbyt nga sanduiçi kur i tregova.”, u shpreh 30-vjeçari.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI