Flash

Shtyhen çmimet Grammy për shkak të pandemisë

Lapsi.al 6 January 2021
Shtyhen çmimet Grammy për shkak të pandemisë

“Grammy Awards 2020” janë shtyrë për shkak të shqetësimeve për koronavirusin.

Një nga ceremonitë më të rëndësishme të ndarjes së çmimeve në industrinë muzikore, do të zhvillohej në 31 janar.

Eventi tani do të mbahet në 14 mars, për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve në Los Angeles dhe Kaliforni.

Beyonce, Taylor Swift dhe Dua Lipa kryesonin nominimet për çmimet e këtyre viteve, të cilat u njoftuan në nëntor.

"Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti dhe siguria e të gjithë njerëzve në komunitetin tonë muzikor dhe qindra njerëzve që punojnë pa u lodhur në prodhimin e shfaqjes”, tha në një deklaratë Akademia e Regjistrimit, qe drejton Grammy-t

"Pas bisedimeve me ekspertë të shëndetit, vendosëm për ta shtyrë Grammy-n e 63-të në 14 mars, 2021."

Data e re e çmimeve Grammy përplaset me çmimet e “Screen Actor Guild”. Sindikata e aktorëve tha se ishte “jashtëzakonisht e zhgënjyer” nga konflikti i planifikimit.

“Ne e njoftuam këtë datë që në korrikun e kaluar për t’i dhënë mundësinë gjithë shfaqjeve të tjera me ndarje çmimesh, të zgjidhnin mes më shumë datave. Presim të njëjtën konsideratë nga gjithë organizatat që janë si ne, në gjithë industrinë.”

Edhe ceremoni të tjera të mëdha, përfshirë Oscars, Golden Globes dhe Brit Awards janë shtyrë.

Të këshilluara

Njihuni me çiftin më të ri të showbiz

Sipas mediave të huaja, Hudgens po del prej kohësh me yllin e MLB, Cole Tucker dhe e kanë kaluar bashkë natën e ndërrimit të viteve, për ta nisur 2021-shin së b...

12:16

Nuk ka më dyshime, Kim dhe Kanye të ndarë

Janë folur e janë stërfolur për marrëdhënien e tyre, por tashmë nuk ka asnjë pikë dyshimi se Kim Kardashian dhe Kanye West janë ndarë. Burime shumë të sigurta p...

11:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI