Flash

Tom Hanks ndryshon look për shkak të një roli

Lapsi.al 5 January 2021
Tom Hanks ndryshon look për shkak të një roli

Tom Hanks ka pranuar të jetë pjesë e një filmi për jetën e Elvis Pressley-t, që po xhirohet në Australi. Hanks do të luajë rolin e kolonelit Tom Parker, ndaj i është dashur të ndryshojë look për t’u përshtatur sa më mirë me rolin e tij. Ndryshimi i parë që ka bërë kanë qenë flokët, siç aktori ka treguar në një lidhje me programin “The Graham Norton Show”. Fillimisht, ai u shfaq në ekran me një kapele, ndërsa më pas e hoqi atë duke bërë humor dhe ironi me pamjen e tij.

“Shikojeni këtë model të tmerrshëm. I tremba fëmijët me këto flokë. Dua t’i kërkoj falje që ju desh të shihnin diçka të tillë.”- tha Hanks duke qeshur.

Tom Hanks tullac është komplet njeri tjetër! Në mars të vitit që lamë pas, aktori dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson, u infektuan me Covid-19. Aktori ka rrëfyer se ata kishin shfaqur simptomat e virusit si lodhje, dhimbje trupi, ethe dhe temperaturë, ndërkohë që u izoluan dhe u trajtuan nga mjekët. Sipas dyshimeve të para, çifti e ka marrë koronavirusin një muaj më parë në Australi, teksa qëndronin në hotelin luksoz “Gold Coast`s Oracle”, ku vetëm një natë kushton 1100 euro. Në të njëjtën periudhë me ta ka qëndruar në hotel edhe një burrë nga Wuhan-i, i cili rezultoi gjithashtu pozitiv ndaj koronavirusit. Mendohet se personi në fjalë është shkaku i infektimit të Hanks dhe partneres së tij, megjithatë asgjë nuk është 100% e sigurt.

https://www.youtube.com/watch?v=h87_Vjp4IR4&feature=emb_title

Të këshilluara

Almeda Abazi zbulon emrin e të bijës

Disa ditë më parë, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë. Aktorja zg...

12:39

Emma Stone shtatëzanë për herë të parë

Ylli i “A Star is Born”, Emma Stone është po pret fëmijën e saj të parë dhe për këtë s’ka më pikë dyshimi. Lajmet për shtatzëninë e saj qarkulluan në mediat ...

11:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI