Flash

Mediat raportojnë vdekjen e aktores Tanya Roberts, nga spitali zbulojnë se ajo është ende gjallë

Lapsi.al 5 January 2021
Mediat raportojnë vdekjen e aktores Tanya Roberts, nga spitali

Tanya Roberts që u raportua nga CNN dhe media të tjera që të kishte vdekur, është ende gjallë, i tha Pingel CNN-it të hënën.

Pingel tha se ai u njoftua të dielën në mbrëmje nga partneri i Roberts, Lance O’Brien, se Roberts kishte vdekur. Në një telefonatë të hënën në mbrëmje, O’Brien i tha CNN-it se ishte i tronditur pasi i dha lamtumirën Roberts në shtratin e saj dhe u largua nga Qendra Mjekësore Cedars-Sinai duke besuar se do të ishte hera e fundit që ai e pa atë. Të hënën në mëngjes, O’Brien u njoftua nga spitali se Roberts është ende gjallë, sipas Pingel dhe O’Brien. Ata thanë se ishte një rastësi që O’Brien po bënte një intervistë me Inside Edition kur telefonoi spitali.

“Jam shumë i lumtur”, tha O’Brien për Inside Edition kur mori telefonatën. Roberts u shtrua në spital në Los Angeles më 24 dhjetor, pasi ajo humbi ndjenjat në shtëpinë e saj në Kaliforni pas një shëtitje me qentë e saj. Ajo mbetet në gjendje kritike, sipas Pingel dhe O’Brien. Karriera e Roberts në televizion dhe film përfshin më shumë se 30 vjet prezencë skenike.

Të këshilluara

Almeda Abazi zbulon emrin e të bijës

Disa ditë më parë, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë. Aktorja zg...

12:39

Emma Stone shtatëzanë për herë të parë

Ylli i “A Star is Born”, Emma Stone është po pret fëmijën e saj të parë dhe për këtë s’ka më pikë dyshimi. Lajmet për shtatzëninë e saj qarkulluan në mediat ...

11:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI