Flash

'Mbretëresha braziliane e pop-it' vjen me dokumentarin e saj në Netflix

Lapsi.al 4 January 2021
'Mbretëresha braziliane e pop-it' vjen me dokumentarin e saj

Artistja braziliane me famë botërore, Anitta e cila sapo bëri premierën e dokumentarit të saj në Netflix, ka folur për “Mx Hola” për punën e saj dhe jetën personale.

Rutina e këngëtares, e kaluara e saj dhe të gjitha sekretet pas karrierës së saj, mund të shihen në Anitta: Made In Honório, një dokumentar i Netflix që rishikon momentet më të lumtura të jetës së saj, por edhe episodet më të komplikuara.  Me pesë albume në studio të botuara dhe një tjetër që do të dalë në muajt e ardhshëm, Larissa de Macedo Machado - kështu quhet artistja në të vërtetë - po kalon një fazë të pakonkurueshme për të cilën ka folur ekskluzivisht. Ajo ka folur për planet për familje, se dëshiron të bëhet nënë para moshës 35 vjeç. Më tej, Anitta ka treguar se idhulli i saj kur ishte fëmijë ishte Mariah Carey dhe Luis Miguel.

“Unë e kam takuar Mariah, ajo është një dashuri për mua. Luis Miguel, jo akoma. Unë flas shumë me Maríah dhe ditën që e takova ajo u soll shumë mirë me mua dhe i thashë se u bëra këngëtare për të.

E pyetur nëse të njëjtin fat që ka në muzikë e ka edhe në dashuri, Anitta është përgjigjur: “Epo, unë kam qenë e martuar dhe jam ndarë. Besoj se dashurinë do ta jetoj plotësisht kur vendos tërë vëmendjen dhe kohën time. Unë duhet të ndalem, pasi së bashku me garën dhe të gjitha gjërat që bëj në të njëjtën kohë nuk po bëj një ekuilibër. Tani për tani, asgjë në dashuri.”

 

Të këshilluara

Kim dhe Kanye të ndarë prej kohësh

Kim Kardashian dhe Kanye West na kanë gënjyer të gjithëve, sepse martesa e tyre duket se ka marrë vërtetë fund. Ylli i Keeping Up With The Kardashians po vazhdo...

14:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI