Flash

Adriano Celentano prej 1 viti në shtëpi për shkak të frikës nga Covid-19

Lapsi.al 4 January 2021
Adriano Celentano prej 1 viti në shtëpi për shkak të

Këngëtari i njohur italian, Adriano Celentano, ka treguar se ësyhtë mbyllur në shtëpi prej një viti me bashkëshorten, Claudia Mori, që nga shpërthimi i pandemisë.

“Claudia dhe unë jemi mbyllur praktikisht prej 1 viti në shtëpi dhe dje na sollën rrobat e burgut”, u shpreh këngëtari italian në një lidhje telefonike në emisionin “Domenica In”.

Legjenda e muzikës italiane pohoi për prezantuesen e njohur, Mara Venier, se nuk ka bërë kurrë vaksina në jetën e tij. Por me sa duket, edhe kjo situatë është bërë tepër e lodhshme për të, dhe kërkon t`i rikthehet sa më parë normalitetit. Për këtë arsye, siç pohoi dhe vetë, ka pranuar që të vaksinohet së bashku me të shoqen.

“Unë nuk kam bërë kurrë vaksina, po pranoj që ta bëj tani”, u shpreh këngëtari italian.

Italia ka qenë një nga vendet më të prekur nga Covid-19, sidomos gjatë valës së parë të tij. Ditën e djeshme u raportuan 347 vdekje të reja nga koronavirusi, një rënie e lehtë krahasuar me një ditë më parë, ndërsa infektimet u rritën. Italia ka bilancin më të lartë të vdekjeve në Europë nga Covid 19 dhe të pestin në botë. Vala e dytë e pandemisë në vend mori hov sidomos në gjysmën e parë të nëntorit, ku pati rritje te beftë të shtrimeve në spital e nisën të rimbushen edhe repartet e terapisë intensive.

Të këshilluara

Erkiada fiton Hell’s Kitchen Albania 3

Erkiada është fituesja e Hell’s Kitchen Albania 3. Ajo arriti të mposhte në sfidën e finales së madhe Donaldin. Me këtë fitore, Erkiada u bë femra e parë që ...

12:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI