Flash

Ndahet nga jeta artisti i shquar i kinematografisë shqiptare, Xhemil Tagani

Lapsi.al 4 January 2021
Ndahet nga jeta artisti i shquar i kinematografisë shqiptare, Xhemil Tagani

Nga dita e sotme artit shqiptar do t’i mungojë një aktor i shquar. Artisti i teatrit dhe kinematografisë, Xhemil Tagani, është ndarë sot nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Xhemil Tagani u lind në Tiranë, më 6 shkurt 1945, ndërsa studioi në Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës. Ai ka më shumë se 70 role në Teatrin Kombëtar, dhe më pak në kinematografi. Xhemil Tagani ka interpretuar role në filma të ndryshëm, ku spikati veçanërisht me rolin e priftit në filmin “Përrallë nga e kaluara” (1987), si dhe me rolin e beut tek filmi “Toke e përgjakur” (1976).

Me 1968 filloi punë si aktor ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) derisa doli në pension. Luajti mjaft role të dyta dhe episodike. U shqua për krijimin e karaktereve.

Pas vitit 1992, si rolet e tij më të arrira mund të përmenden: Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”, etj.

Ai u shkëput nga Teatri, duke e mbyllur karrierën e tij mbi tre dekada në skenën e Teatrit Popullor.

Të këshilluara

Erkiada fiton Hell’s Kitchen Albania 3

Erkiada është fituesja e Hell’s Kitchen Albania 3. Ajo arriti të mposhte në sfidën e finales së madhe Donaldin. Me këtë fitore, Erkiada u bë femra e parë që ...

12:10

Queen’s Gambit, seriali i vitit

Anya Taylor-Joy ishte brilante si një grua që luftonte me seksizmin në rrugën e saj për në majën e botës së shahut në vitet 60-ta. “The Queen’s of Gambit” er...

11:19

Nicki Minaj publikon foton e parë të djalit

Në 30 shtator Nicki Minaj solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë, si fryt i dashurisë me Kenneth Petty. Reperja është treguar shumë e rezervuar gjithë k...

19:02

Anwar dhe Dua në Meksikë

Pas mbylljes së një super viti të suksesshëm ka ardhur koha që edhe Dua Lipa të bëjë ndonjë ditë pushim. Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe i dashuri i saj An...

18:02

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI