Flash

Anwar dhe Dua në Meksikë

Lapsi.al 2 January 2021
Anwar dhe Dua në Meksikë

Pas mbylljes së një super viti të suksesshëm ka ardhur koha që edhe Dua Lipa të bëjë ndonjë ditë pushim. Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe i dashuri i saj Anwar Hadid e kaluan fundvitin dhe Krishtlindjet me familjen e 21-vjeçarit, duke patur festa të paharrueshme.

E fill pas ardhjes së 2021, çifti ka udhëtuar drejt Meksikës ku po shijojnë rrezet e diellit në plazhet e bukura të shtetit meksikan. Vetë ata nuk kanë postuar asgjë në rrjetet sociale, por nuk i kanë shpëtuar syrit të paparacëve që i kanë fotografuar në momente intime.

Këngëtarja shihet se kishte veshur një palë bikini me ngjyra të ndezura, duke shfaqur super linjat trupore, ndërsa Anwar kishte veshur pantallona të shkurtra plazhi.

Në ditën e fundit të 2020 Dua në bashkëpunim me Kylie Minogue ka realizuar një remix të ” Real Groove”, kënga e tretë e albumit të Kyliet.  Kënga origjinale është e zhanerit disco-pop, teksa remixi vjen më ritmike, shton disa instrumente, dhe sigurisht i shtohet edhe vokali i Duas. Me albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” – të cilin “Rolling Stone” e renditi në 5 albumet më të mira të 2020-Dua shihet se pasardhësja e Minogue.

Kjo vjen si surpriza e fundit e Dua për 2020 teksa me këtë ritëm që po ecën, 2021 duket edhe më premtues.

Të këshilluara

Don Phenom bëhet baba për herë të parë

Nisja më e mirë e vitit për Don Phenom. Reperi dhe partnerja e tij, Anxhi Dema,janë bërë prindër për herë të parë! Partnerja e tij ka sjellë në jetë një djalë q...

17:13

As Xhemi Shehu nuk i ka shpëtuar Covid-19

Mbrëmjen e djeshme dy shoqet e pandara Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani zhvilluan një video live në Instagram për të uruar ndjekësit e tyre për Vitin e Ri. Gjatë ...

15:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI