Flash

Justin Bieber publikoi këngën e fundit të vitit 2020

Lapsi.al 1 January 2021
Justin Bieber publikoi këngën e fundit të vitit 2020

Justin Bieber erdhi për Vitin e Ri me një këngë re të bashkëshkruar me Andrew Watt dhe u bëri fansave të tij dhuratën më të bukur të mundshme.

Teksa të gjithë ishin duke festuar natën e ndërrimit të viteve, ai ka publikuar këngën e re të titulluar “Anyone”, e cila shoqërohet edhe me një videoklip të punuar nga regjisori Colin Tilley. Tilley ishte po ashtu producent i këngës që Justin solli në bashkëpunim me Shawn Mendes, “Monster”.

“Nuk mund të mendoj për një mënyrë më të mirë për të mbyllur vitin 2020 dhe për të filluar 2021 sesa të festoj me fansat e mi në të gjithë botën dhe të ndaj këtë këngë të re me ta,” tha Bieber në një status në rrjetet sociale. “Muzika na ka falur të gjithëve kaq shumë këtë vit, dhe për mua personalisht ka qenë shëruese dhe transformuese. ‘Anyone’ është një këngë kaq e veçantë, shpresëdhënëse, himnike. Ajo vendos perspektivat për një vit të ri më të ndritshëm, plot shpresë dhe mundësi. “

Kënga ndodhet në të gjitha platformat online dhe deri tani është pritur goxha mirë.

Në vitin 2020, Bieber publikoi ​​albumin e tij të pestë “Changes” në Ditën e Shën Valentinit. Më vonë gjatë vitit, ai u bashkëpunoi me Ariana Grande për këngën “Stuck With U”, perla e karantinës, dhe gjithashtu shumë këngë të tjera, si: “Holy” me Chance the Rapper dhe “Lonely” me Benny Blanco.

Këtë vit Justin është komentuar shumë për mesazhet e bukura që ka dhënë në këngët e tij, dhe duket se 2020 e mbylli me një super mesazh.

Të këshilluara

As Xhemi Shehu nuk i ka shpëtuar Covid-19

Mbrëmjen e djeshme dy shoqet e pandara Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani zhvilluan një video live në Instagram për të uruar ndjekësit e tyre për Vitin e Ri. Gjatë ...

15:53

Çfarë suprize ka rezervuar Luana për 2021

E dinim që Luana ishte shumë e dhënë pas punës, por nuk e kishim pritur që të arrinte deri në atë pikë sa ta kalonte natën e ndërrimit të viteve në xhirime. Nd...

15:51

Skandalet që bënë bujë në 2020-tën

2020 ka qenë një udhëtim i ‘egër’, madje as të famshmit nuk kanë qenë imun ndaj tij. Gjatë 12 mujave të fundit, ka pasur shumë skandale të të famshmëve që ka...

12:09

Shkurte Fejza: Viti 2020, pa dasma pa ekonomi

Viti 2020 për pothuajse të gjitha ka qenë një nga vitet më të errëta për shkak të pandemisë së coronavirusit. Ky vit ka ‘goditur’ rëndë edhe fushën e artit, ...

19:15

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI