Flash

Përse ndodhet nën hetim nga prokuroria, Neymar

Lapsi.al 31 December 2020
Përse ndodhet nën hetim nga prokuroria, Neymar

Neymar ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike këto ditë, pasi është përfolur se do të organizojë një festë madhështore me rastin e ndërrimit të viteve. Në lajmet e dala në media thuhej se ai do të mbajë një festë për 5 ditë me 150 të ftuar, duke thyer kështu rregullat e pandemisë. Këto lajme e kanë futur futbollistin e famshëm vërtetë në telashe.

Për shkak të këtyre thashethemeve prokuroria e Brazilit ka bërë me dije të mërkurën se ka nisur një hetim ndaj futbollistit, për të zbuluar se sa të vërteta janë lajmet që kanë dalë nëpër media. Ylli i Paris SG është urdhëruar të paraqitet në zyrat e Prokurorisë në Rio de Zhaneiro, pasi akuzohet se synon të organizojë një festë me rastin e Vitit të Ri. Festa thuhet se do të zhvillohet në kompleksin luksoz të Neymar, 65 kilometra larg Rios.

Mes të tjerash njoftohet se të ftuarve u është kërkuar që të dorëzojnë celularët në hyrje, në mënyrë që të mos dalë asnjë lajm për festën që ai mendohet se do të organizojë. Po ashtu shkruhet se shumë modele kishin marrë avionin për të qenë të pranishme në aktivitet.

Prokurorët njoftuan se futbollisti u ftua që të jepte hollësi lidhur me festën, numrin e të ftuarve dhe masat e marra për mbrojtjen e shëndetit të tyre. Avokatët e lojtarit, ndërkaq, hodhën poshtë që klienti i tyre të kishte lidhe me këtë festë. Më herët, Neymar u akuzua në media se kishte organizuar një festë me praninë e 500 personave dhe për këtë arsye mori kritika të shumta, pasi Brazili është vendi i dytë në botë për numrin e viktimave nga koronavirusi.

Të këshilluara

Dj Geek dhe Dafina Zeqiri sërish bashkë

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan dy ditë më parë atë që të gjithë fansat po prisnin prej kohësh, ribashkimin e tyre. Dafina postoi në Instagram disa foto të...

13:43

Mozzik flet për ribashkimin me Loredanën

Mozzik dhe Loredana kanë qenë padyshim dyshja më e komentuar e këtij viti. Ribashkimi i tyre i shumëpërfolur, shenjat që ata kanë dhënë herë pas here se mund të...

11:34

Chrissy Teigen heq dorë nga alkoli

Chrissy Teigen po ndan me ndjekësit disa mesazhe pozitive. Të martën, 29 dhjetor, Chrissy, e cila aktualisht është me pushime me familjen e saj në St. Barts, nd...

16:34

Eliona Pitarka konfirmon shtatëzaninë

Eliona Pitarka është në pritje të ëmbël. Lajmin e aluduar nëpër media ajo e konfirmoi përmes një postimi në Instagram. “Gëzuar festat nga unë dhe bebi. Pas n...

15:41

Kujtim Prodani infektohet me Covid-19

Kantautori i njohur Kujtim Prodani është infektuar së fundmi me virusin Covid-19.Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ai e ka bërë të ditur këtë lajm për ndj...

15:32

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI