Flash

Justin Bieber harron tekstin e këngës gjatë koncertit online

Lapsi.al 2 January 2021
Justin Bieber harron tekstin e këngës gjatë koncertit online

Justin Bieber ka harruar tekstin e këngës së tij “Sorry” gjatë një kocerti që mbajti për Vitin e Ri. Dhe sigurisht ai nuk mund të bënte sikur s’kishte ndodhur asgjë, por si një djalë shumë i përgjegjshëm dhe i mirë që është bërë kohët e fundit i ka kërkuar falje fansave në Twitter për gabimin e tij.

“Harrova tekstin. Më falni!”-shkroi ai në statusin e tij. Në fillim të këngës ai thotë në koncert “You gotta go and get angry at all of my”, duke harruar fjalën “honesty”. Megjithatë, ai vijon më tej me vargun tjetër “You know I try but I don’t do too well with apologies”, kur kupton se kishte harruar një fjalë dhe përpiqet ta rikuperojë për të kapur ritmin.

“Harrova fjalët!”- thotë ai në skenë. Po ashtu, ai ngatërroi edhe disa fjalë të këngës “Love yourself”. Megjithatë, performanca e tij është vlerësuar shumë nga fansat dhe duhet ta pranojmë se na kishte munguar Justin në skenë, ndonëse ka qenë aktiv me projekte muzikore.

Koncerti u transmetua drejtpërdrejt në platformat online pasi për shkak të pandemisë s’mund të kishte publik e grumbullime.

Pavarësisht këtyre incidenteve, Justin Bieber e shijoi shumë koncertin e tij dhe u ndje krenarë për paraqitjen e bërë. Në një status në rrjetet sociale ai e cilësoi këtë natë si “të paharrueshme” dhe “mirënjohës” për mundësinë e dhënë.

Të këshilluara

Don Phenom bëhet baba për herë të parë

Nisja më e mirë e vitit për Don Phenom. Reperi dhe partnerja e tij, Anxhi Dema,janë bërë prindër për herë të parë! Partnerja e tij ka sjellë në jetë një djalë q...

17:13

As Xhemi Shehu nuk i ka shpëtuar Covid-19

Mbrëmjen e djeshme dy shoqet e pandara Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani zhvilluan një video live në Instagram për të uruar ndjekësit e tyre për Vitin e Ri. Gjatë ...

15:53

Çfarë suprize ka rezervuar Luana për 2021

E dinim që Luana ishte shumë e dhënë pas punës, por nuk e kishim pritur që të arrinte deri në atë pikë sa ta kalonte natën e ndërrimit të viteve në xhirime. Nd...

15:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI