Flash

A do të ketë një bashkëpunim mes Duas-Bebes dhe Ritës dhe Ava Max

Lapsi.al 2 January 2021
A do të ketë një bashkëpunim mes Duas-Bebes dhe Ritës

Kur Bebe Rexha i bëri një ftesë tre këngëtareve të njohura shqiptare në Britaninë e Madhe për të bashkëpunuar, na u duk një mrekulli. Por që pas atij nuk kemi parë asgjë konkrete mes gocave.

Ato kanë treguar vlerësimin dhe konsideratat që kanë për njëra-tjetrën, por megjithatë ka rreth 2 vite nga ai status dhe asnjë bashkëpunim nuk duket rrugës.

Ava Max, në një intervistë të dhënë së fundmi për Telegrafi.com, ka folur rreth këtij projekti të mundshëm që do bënte namin dhe të gjithë mezi po e presim.

Ava Max rrëfeu se vajzat janë në kontakt me njëra-tjetrës, dhe se ku i dihet, ky vit mund të përcaktojë fatin e këtij bashkëpunimi.

“Një bashkëpunim me të gjitha ne femrat nga Shqipëria do të ishte një ëndërr absolute. Kur Bebe Rexha më ftoi për një bashkëpunim unë isha gati të kuptoj diçka! Ne në fakt jemi bërë miq dhe kemi qëndruar afër që nga ajo ftesë. Le të shohim se çfarë na pret në të ardhmen sa i përket një kënge nga të gjitha ne – Unë ju thashë se ka shumë muzikë të re që do të vij në vitin 2021”, ka thënë për Telegrafin Ava Max.

Ajo ndërkohë pranoi se ka edhe plot projekte solo që do të vijnë këtë vit, pasi ka punuar shumë dhe është gati të japë më të mirën për fansat e saj.

Publikisht, Ava ka treguar se do të vijë për herë të parë në Shqipëri për të vizituar vendin e origjinës së saj.

“Po, po dhe po! Ndjehem sikur e kam thënë tani për vite me radhë dhe i kam thënë vetës hajde pra, është koha të shkoj atje! Kështu që po – premtoj se do të vij në Shqipëri. Prejardhja ime është shumë e rëndësishme për mua dhe atë se kush jam tani. Prindërit e mi u zhvendosën këtu nga Shqipëria dhe ma kanë ngulitur këtë krenari të pabesueshme për vendin tonë. Mezi pres të vij!”- tha Ava.

Të këshilluara

Anwar dhe Dua në Meksikë

Pas mbylljes së një super viti të suksesshëm ka ardhur koha që edhe Dua Lipa të bëjë ndonjë ditë pushim. Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe i dashuri i saj An...

18:02

Don Phenom bëhet baba për herë të parë

Nisja më e mirë e vitit për Don Phenom. Reperi dhe partnerja e tij, Anxhi Dema,janë bërë prindër për herë të parë! Partnerja e tij ka sjellë në jetë një djalë q...

17:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI