Flash

Ndërrojn jetë aktorja Tanya Robert, pjesë e kastit të filmit "Agjenti 007"

Lapsi.al 4 January 2021
Ndërrojn jetë aktorja Tanya Robert, pjesë e kastit të filmit

Ka ndërruar jetë aktorja Tanya Roberts, e cila ka luajtur në serinë e famshme “That ’70s Show” dhe ka pasur rol në filmin për agjentin 007, “A View To A Kill”. Ajo humbi jetën në moshën 65-vjeçare. Aktorja amerikane nuk ishte ndjerë mirë në mbrëmjen e Krishtlindjeve, pasi kishte dalë në shëtitje me qenin e saj, raporton “TMZ”. Është më pas ishte dërguar në spitalin “Cedar-Sinai” në Los Angeles, ku ka vdekur të dielën më 3 janar. Vdekja e Robertsit nuk kishte lidhje me COVID-19, kanë raportuar mediat në Amerikë dhe aktorja nuk vuante nga ndonjë sëmundje. Deri më tani nuk është konfirmuar shkaktari i vdekjes së saj nga zyrtarët mjekësorë apo familjarët e aktores. Roberts nuk kishte fëmijë dhe prapa e ka lënë partnerin e saj prej kohësh, Lance O’Brien. Aktorja emri i vërtetë i së cilës ishte Victoria Leigh Blum, u lind në Bronx të New Yorkut. Debutimin në aktrim e shënoi në vitin 1975, me një rol në filmin e zhanrit horror, “Forced Entry”. Ajo më së miri njihet për portretizimin e bukuroshes “Stacey Sutton”, në filmin e vitit 1985, “A View To A Kill”, ku luajti krahas aktorit Roger Moore i cili edhe e shënoi performancën e fundit të agjentit sekret James Bond.

Roberts po ashtu shquhej për rolet në filma të tillë si: “Beastmaster”, “Sheena”, “Night’s Eyes” dhe “Almost Pregnant”.

Sa i përket roleve televizive, Tanya Roberts i ishte bashkuar serisë “Charlie’s Angels” në sezonin e pestë dhe të fundit, që u transmetua në vitin 1980 në kanalin “ABC”. Në fund të viteve ’90 ajo u shfaq me një rol dytësor në serinë “That ’70s Show”. Aktorja ishte larguar nga ky projekt i suksesshëm televiziv i kanalit “FOX”, në sezonin e tij të tretë, për t’u kujdesur për bashkëshortin e saj i cili vuante nga një sëmundje vdekjeprurëse.

Të këshilluara

Erkiada fiton Hell’s Kitchen Albania 3

Erkiada është fituesja e Hell’s Kitchen Albania 3. Ajo arriti të mposhte në sfidën e finales së madhe Donaldin. Me këtë fitore, Erkiada u bë femra e parë që ...

12:10

Queen’s Gambit, seriali i vitit

Anya Taylor-Joy ishte brilante si një grua që luftonte me seksizmin në rrugën e saj për në majën e botës së shahut në vitet 60-ta. “The Queen’s of Gambit” er...

11:19

Nicki Minaj publikon foton e parë të djalit

Në 30 shtator Nicki Minaj solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë, si fryt i dashurisë me Kenneth Petty. Reperja është treguar shumë e rezervuar gjithë k...

19:02

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI