Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Almeda Abazi zbulon emrin e të bijës

Lapsi.al 5 January 2021
Almeda Abazi zbulon emrin e të bijës

Disa ditë më parë, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë. Aktorja zgjodhi tre poza për të dhënë lajmin e bukur, ku shfaqej me partnerin në kopshin e shtëpisë dhe mbante me dorë barkun tashmë të rrumbullakosur.

“Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”, shkroi Almeda.

Nuk ka vonuar shumë dhe aktorët kanë zbuluar edhe gjininë e bebushit numër dy, në një festë të vogël që kanë organizuar në shtëpi.

Ata kanë hapur një kuti ku ishin rrobat foshnjeje, ndërsa ngjyra e kuqe i ka treguar atyre se po bëhen me vajzë! Të ftuar në një emision turk së bashku me djalin e tyre Efehan, Almeda dhe Tolga folën më shumë rreth jetës private dhe shtatzënisë së dytë të aktores. E pyetur për emrin që ka menduar për bebushen, ndryshe nga shumë personazhe të njohur të showbiz-it, Almeda s’ka ngurruar të tregojë se cili emër i ka pëlqyer më shumë deri tani. Aktorja u shpreh se kishte menduar dy-tre emra, por i preferuari i saj mbetej Alina dhe ky mund të jetë me shumë mundësi emri i ardhshëm i foshnjës që po pret. Gjatë intervistës së tyre, Efehan i detyroi teleshikuesit turq të dëgjojnë shqip, pasi këndoi e kërceu këngën “Qengji i vogël”, që ishte e preferuara e tij.

Të këshilluara

Emma Stone shtatëzanë për herë të parë

Ylli i “A Star is Born”, Emma Stone është po pret fëmijën e saj të parë dhe për këtë s’ka më pikë dyshimi. Lajmet për shtatzëninë e saj qarkulluan në mediat ...

11:39

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI