Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Nuk ka më dyshime, Kim dhe Kanye të ndarë

Lapsi.al 6 January 2021
Nuk ka më dyshime, Kim dhe Kanye të ndarë

Janë folur e janë stërfolur për marrëdhënien e tyre, por tashmë nuk ka asnjë pikë dyshimi se Kim Kardashian dhe Kanye West janë ndarë. Burime shumë të sigurta pranë çiftit kanë konfirmuar për “E! News” dhe “Page Six” se Kim dhe Kanye i kanë dhënë fund gjithçkaje mes tyre, por këtë gjë duan ta mbajnë larg vëmendjes së publikut.

Thuhet se Kim po përgatitet të paraqesë kërkesë për divorc nga burri i saj, ndërsa ai thuhet se është ngopur me të gjithë klanin Kardashian.

“Po e mbajnë larg vëmendjes së publikut, por ka përfunduar gjithçka. Kim ka punësuar si avokate Laura Wasser dhe janë në diskutime e sipër. Kim e bëri Kanye të shkonte në Wyoming, kështu që ata mund të jetonin të ndarë dhe të qetë deri sa gjërat të ndahen dhe ata të divorcohen. Për atë ka mbaruar”, kanë thënë burimet.

E! News ka konfirmuar se çifti i kanë dhënë fund marrëdhënies, por nuk janë divorcuar ende dhe arsyen pse e kanë shpjeguar disa të afërm të tyre.

“Kanë arritur në pikën që nuk rrinë më bashkë prej muajsh si çift. Kanë takuar njëri tjetrin për hir të fëmijëve por kanë jetuar të ndarë. Kim e di që martesa e saj ka mbaruar dhe këtë e di prej muajsh tashmë por nuk po e bën publike derisa të sigurohet që është vendimi i duhur për fëmijët”, kanë thënë burimet pranë Kim Kardashian. Në korrik Kim foli për herë të parë në lidhje me bipolaritetin e Kanye dhe problemet e tij me shëndetin mendor. Siç duket kjo gjë e ka lodhur shumë dhe fakti që është përpjekur t’i bëjë gjërat të funksionojnë, ndaj ka vendosur që ta mbyllë një herë e mirë këtë kapitull me Kanye West.

Të këshilluara

Almeda Abazi zbulon emrin e të bijës

Disa ditë më parë, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë. Aktorja zg...

12:39

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI