Flash

Harry Styles dhe Olivia Wilde nuk e kanë aspak problem të shfaqin dashurinë në publik

Lapsi.al 7 January 2021
Harry Styles dhe Olivia Wilde nuk e kanë aspak problem të shfaqin

Harry Styles dhe Olivia Wilde janë dyshja më e përfolur e momentit, për shkak të një romance që ka lindur mes tyre. Artistët u shfaqën bashkë gjatë fundjavës që lamë pas në dasmën e një miku të tyre. ata të dy u fotografuan të kapur përdore dhe më pas u kapën mat në shtëpinë e Harry Styles.

Tashmë që lidhja e tyre është bërë publike, duke se Harry dhe Olivia nuk e kanë problem të shfaqin hapur afeksionin ndaj njëri-tjetrit në publik. Së fundmi ata janë fotografuar me disa miq të tyre të ngushtë në Santa Barbara në Kaliforni. Këngëtari i njohur shfaqet në foto duke përqafuar me krahun e tij partneren, ndërkohë që e sheh me sy gjithë dashuri.

Olivia është përballur me një lumë kritikash që bëri publike romancën me Harry-n, por duket se kjo nuk po e pengon aspak aktoren e as këngëtarin të shfaqin hapur dashurinë e tyre.

Kujtojmë se këngëtari është pjesë e filmit të Wilde, “Don’t Worry Darling” dhe duket se ky bashkëpunim i ka afruar edhe më shumë.  Në një intervistë të fundit me Vogue, Olivia dhe stilistja e filmit Arianne Phillips zbuluan se ishin shumë të entuziazmuar që Harry ishte pjesë e projektit. Dhe kur Harry vendosi të vishte një fustan për setin e tij fotografik për Vogue, Olivia ishte një nga mbështetësit e tij më të flakta.

Olivia Wilde është nënë e dy fëmijëve, të cilët kanë ardhur në jetë nga lidhja e saj me Jason Sudeikis. Në muajin nëntor të vitit që lamë pas ajo u nda nga partneri, duke i dhënë fund fejesës shtatë-vjeçare. Mes tyre ka një diferencë të madhe moshe, pasi Harry është 26 vjeç kurse Olivia 10 vite më e madhe, 36-vjeç. Por, ju e dini që dashuria nuk njeh moshë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI