Flash

Çmimet “Kult”/ Drejtoresha e teatrit të Shkodrës kundra kandidaturave

Lapsi.al 7 January 2021
Çmimet “Kult”/ Drejtoresha e teatrit të Shkodrës

Ditën e djeshme janë shpallur kandidaturat për çmimet “Kult” në fushën e librit, muzikës, artit pamor, teatrit dhe filmit. Mirëpo drejtoresha e teatrit “Migjeni” të Shkodrës ka dalë hapur kundër këtyre kandidaturave dhe ka treguar arsyen pse.

Ajo është shprehur përmes disa komenteve në “Facebook” se prej kohësh i ka kërkuar akademisë që të mos nominojë asnjë shfaqje të tetarit “Migjeni”, pasi nuk pranon të vlerësohet nga disa persona që nuk e kanë ndjekur fare shfaqjen. Në çmimet “Kult” është nominuar regjisori Fatos Berisha i cili ka ngjitur shfaqjen “Zona e Pritjes” në skenën e teatrit të Shkodrës. Gjeka është shprehur se organizatorët e kësaj ceremonie çmimesh nuk e kanë ndjekur kurrë shfaqjen në fjalë e nuk kanë se si të bëjnë vlerësime e të zgjedhin një fitues.

Drejtoresha e “Migjenit” ka sqaruar se mes trupës dhe Akademisë Kult ka pasur bisedime por në fund të tyre nuk është rënë dakord që shfaqja e teatrit të Shkodrës të jetë pjesë e listës për Regjinë më të mirë.

“Nuk keni te drejte te nominoni shfaqje te teatrit Migjeni shkoder. Kemi qene shume te qarte ne kte vendim. Nuk kemi besim ne keto çmime. Prandaj mos na detyroni te ndjekim rruge tjera. Ju keni ” harruar” nje detaj te vogel….qe ne kontaktin qe keni patur me Teatrin Migjeni nuk ka patur dakordesi nga trupa per tu nominuar. Ju kemi qartesuar disa here per kete. Keni bere disa tentativa per te na bindur dhe nuk kemi rene dakord me ju assesi. Ju kemi sqaruar edhe arsyet tona te drejta. Teatri Migjeni eshte 71 vjet profesionist eshte Nderi i Kombit dhe ju nuk keni marre mundimin kurre ti shikoni nje shfaqje edhe se ju kemi ftuar. Arsyetimi yne eshte kaq i thjeshte: nuk deshirojme te gjykohemi me ane te thashethemeve siç ju beni. Trupa jone eshte nje trupe fituese ne çdo festival dhe ju nuk keni marre mundimin ta permendni ndonjehere. Ne jemi krenare qe jemi nga SHKODRA”, ka shkruar Rita Gjeka në komentet e saj.

Ndërsa Akademia Kult ka sqaruar se vlerësimi nuk bëhet nga organizatorët e eventit, por nga një juri që përbëhet nga 45 profesionistë të fushës së teatrit. Gjeka ka vijuar me replikën duke kërkuar që të dalin emrat e 45 pjesëtarëve të jurisë dhe nëse kjo gjë do të ndodhë ajo është shprehur e gatshme të kërkojë falje. Mirëpo deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Akademia Kult në lidhje me emrat e jurisë në fjalë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI