Flash

Elon Musk zyrtarish personi më i pasur në planet

Lapsi.al 8 January 2021
Elon Musk zyrtarish personi më i pasur në planet

Elon Musk është zyrtarisht njeriu më i pasur në botë, duke lënë pas themeluesin e Amazon, Jeff Bezos. Tashmë biznesmeni i Tesla dhe SpaceX vlen plot 191 miliardë dollarë. Ndërsa pasuria e Jeff Bezos vlerësohet 187 miliardë Dollarë.

Sipas Bloomberg, Elon Musk ka kaluar në këtë renditje themeluesin e Amazon, me 3 miliardë dollarë më shumë pasuri. Ndryshimi ka ndodhur pasi aksionet e kompanisë së Musk, Tesla, u rritën me 5% të enjten, duke e çuar pasurinë e tij totalë në 190 miliardë dollarë. Ndërsa aksionet e Amazon u rritën me vetëm 2% duke bërë që pasuria e Bezos të arrijë në 187 miliardë dollarë.

Pasuria e Musk gjatë vitit të kaluar shënon ngritjen më të shpejtë në krye të listës së më të pasurve në histori, dhe shënon një kthesë dramatike financiare për sipërmarrësin e famshëm, i cili vetëm 18 muaj më parë ishte në titujt e gazetave për djegien e shpejtë të parave të Tesla dhe ndikimin e tij personal kundër aksioneve të Tesla-s.

Elon Musk kaloi Warren Buffett në korrik për t’u bërë personi i shtatë më i pasur. Në nëntor, Musk kaloi Bill Gates për t’u bërë personi i dytë më i pasur dhe tashmë është më i pasuri në botë.

Musk ka fituar më shumë pasuri gjatë 12 muajve të fundit sesa e gjithë pasuria e Bill Gates prej 132 miliardë dollarësh. Në vend të tretë është Bill Gates, me një pasuri prej 132 miliardë dollarësh.

Të këshilluara

Çfarë po ndodh me familjen Beckham

Familja Beckham janë një nga familjet më të dashura të showbizit kudo në botë. Dy figurat emblemë në fushat e tyre David dhe Victoria kanë arritur që nëpërmjet ...

13:27

Kush u shpall aktori më i mirë turk

Can Yaman është padyshim një nga aktorët tanë të preferuar nga kinematografia turke jo vetëm sepse është një aktor shumë i mirë dhe shumë i bukur, por edhe prej...

11:53

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI