Mes ministrave që shoqëronin Edi Ramën gjatë vizitës në Turqi, ra në sy edhe prania e biznesmenit kontrovers, Idriz Sinani. Nuk dihet se me cfarë statusi ishte Sinani pjesë e delegacionit shqiptar. Por në vendin tonë ai është vënë disa herë në shënjestër të akuzave mediatike dhe të opozitës politike. Kjo e fundit e akuzon Sinanin si fasadë të Edi Ramës në kompaninë "Air Albania", ku ai zotëron 41% të aksioneve.
Në qershor të këtij viti, Prokuroria e Stambollit kërkoi dënimin me burg nga 3 deri në 10 vite për Sinan Idrizin, që akuzohej nga biznesmeni turk, Adnan Polat se përmes mashtrimit i kishte marrë 3.5 milionë euro. Polat thoshte se paratë janë marrë me premtimin për blerjen e kompanisë së naftës Global Fluids International. Por Idrizi reagoi duke mohuar gjithcka.
Ai deklaraoi se është ai që ka hapur një çështje gjyqësore në Turqi, ndërsa ftoi gazetarët ta ndjekin atë, gjithmonë nëse ka një gjyq për një çështje të tillë siç pretendon ndoshta pala e Adnan Polat. Por përtej këtyre, prania e tij sot në oborrin e Erdogan bashkë me ministrat e Edi Ramës, duket se përfocon akuzat e opozitës se biznesmeni kontrovers është në fakt një zgjatim i Kryeministrit në kompaninë "Air Albania" dhe ndoshta në biznese të tjera okulte.
©LAPSI.al