Flash

Erdogan-Ramës: Spitali i Fierit do të bëhet realitet brenda 3 muajve

Lapsi.al 6 January 2021
Erdogan-Ramës: Spitali i Fierit do të bëhet realitet brenda 3

Gjatë vizitës dy ditore në Stamboll, kryeministri Rama mori premtimin e Presidnetit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për të ndërtuar edhe spitalin e Fierit, shumë shpejt.

Kryeministri Rama nuk i kurseu batuatat dhe i vuri si afat të fundit 7 prillin e 2021, që projekti të ishte gati.

Rama: Nuk mund të vinim bast se bastet në Shqipëri janë të ndaluara (qesh) por që të ishte gati për tre muaj është një bast shumë i fort. Unë do e kisha humb me qejf këtë bast, por edhe shans për të fituar do kisha. Se kur vjen puna tek zbatimi poshtë si shqiptarët dhe turqit duan t’i shtysh vazhdimisht.

Erdogan: Asnjë merak, spitali do ketë edhe staf, infermierë, doktorë për të trajnuar stafin tuaj. Brenda një kohe të shkurtër Shqipëria do ta ketë në gjendje pune atë projekt. Ndërsa sa i përket Universitetit Teknologjik të Stambollit do kemi themelim të tij në Tiranë.

Rama: Deri në datën 7 prill tre muaj, ti personalisht ….

Erdogan: Do mbarojë para zgjedhjeve

Rama: Zgjedhjet janë tjetër… në Shqipëri do kesh 3 milionë e gjysmë supervizorë, ke vënë një bast shumë të madh, ishalla po e mban!

Të këshilluara

44 raste pozitive me COVID-19 në Sarandë

Konfirmohen 44 raste pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Sarandë, ndërkohë që mbyllet me afat kopshti nr. 3 në qytet. Njësia Vendore e Shëndetit Publ...

14:58

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI