Flash

Italia merr nga BE 100 mijë doza më pak të vaksinës Pfizer

Lapsi.al 6 January 2021
Italia merr nga BE 100 mijë doza më pak të vaksinës Pfizer

Italia ka marrë 100 mijë doza më pak nga ç’pritej të vaksinës së prodhuar nga Pfizer/BioNTech për të luftuar koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e ngarkuar për shpërndarjen e vaksinove për CNN, të mërkurën.

Sipas marrëveshjes mes Bashkimit Evropian dhe kompanive të vaksinove, Italia duhej të kishte marrë 470,000 doza të vaksinës së Pfizer çdo javë.

Këtë javë, vendi ka marrë vetëm 370,000 të tilla. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në vend, Italia ka administruar deri më tani, të paktën 250,000 vaksina, të cilat janë 54.1% e dozave që mori këtë javë.

Vendet e Bashkimit Evropian kanë vijuar me programet e tyre të vaksinimit, por shumë prej tyre janë kritikuar për fillim të vonuar.

Të këshilluara

44 raste pozitive me COVID-19 në Sarandë

Konfirmohen 44 raste pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Sarandë, ndërkohë që mbyllet me afat kopshti nr. 3 në qytet. Njësia Vendore e Shëndetit Publ...

14:58

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI