Flash

Merr flakë një shtëpi në Korçë, plagoset një person

Lapsi.al 4 January 2021
Merr flakë një shtëpi në Korçë, plagoset

Një zjarr ka rënë në lagjen 5 të qytetit të Korçës. Zjarri ka përfshirë një banesë të një pallati. Shkak është bërë ngrohësja dhe si pasojë kanë marrë flakë mobiljet.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja. Për momentin raportohet një i lënduar në gjendje të lehtë asfiksimi, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Korçës.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2021, rreth orës 16:14, në lagjen nr. 4, ka rënë zjarr në apartamentin e shtetasit A. Dh., rreth 75 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë ka patur probleme shëndetësore dhe u dërgua për ndihmë në Spitalin e Korçës.

Nga të dhënat e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qenë përdorimi i një rezistence elektrike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI