Flash

Kosovë/ 169 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 7 viktima

Lapsi.al 4 January 2021
Kosovë/ 169 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Sëmundja COVID-19 u ka shkaktuar vdekjen edhe shtatë personave në Kosovë. Të hënën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se viktimat janë nga Mitrovica, Peja, Istogu, Prishtina dhe Prizreni.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Sipas raportit ditor të IKSHPK-së, të infektuar me koronavirusin e ri janë shënuar edhe 169 pacientë, bazuar në 1050 mostra të testuara.

Nga sëmundja janë shëruar edhe 313 persona, ndërsa raste aktive aktualisht janë 7.835. .

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë regjistruar në muajin mars të vitit 2020. Deri më tani gjithsej 52.134 persona janë infektuar, prej të cilëve 1.351 kanë vdekur ndërsa 42.948 janë shëruar.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI